Bota Postuar më 10 Maj 2025, 12:45

Bitcoin, në nivelet më të larta që nga janari - Kriptomonedha kalon 100,000 dollarë, mes pritshmërive për uljen e tarifave

Nga Kristi Ceta

Bitcoin, në nivelet më të larta që nga janari -

Bitcoin ka arritur vlerën e më shumë se 100 mijë dollarëve, për herë të parë pas tre muajsh. Siç raporton Bloomberg, kjo rritje u nxit nga pritshmëritë për një zbutje të tensioneve tarifore globale, pas marrëveshjes tregtare SHBA-Britani dhe bisedimeve mes Uashingtonit dhe Kinës.

Çmimi i Bitcoin arriti një rekord prej 109 mijë dollarësh në muajin janar, gjatë inaugurimit të presidentit amerikan, Donald Trump. Më pas, çmimi ra deri në 30 për qind kur tarifat e Trump shkaktuan një tronditje të tregjeve.

“Ky është një tregues i kërkesës së madhe për asetet digjitale në industri, dhe sidomos për Bitcoin,” shpjegojnë ekspertët e sektorit. “Po ashtu, po shohim përfitimet e monedhave digjitale, pasi nuk mund të tatohen. Ato janë gjithashtu një depozitë vlerash josovrane. Në kohë stresi ekonomik, këto asete përfitojnë,” shtojnë ata.

Sektori i kriptomonedhave ka mbështetur Trump gjatë gjithë fushatës, një mbështetje që i është rikthyer nga presidenti pas marrjes së detyrës, pavarësisht pengesave të hershme.

Në të njëjtën kohë, angazhimet e familjes Trump në botën e kriptomonedhave kanë shqetësuar demokratët, të cilët paralajmërojnë se këto biznese përbëjnë një konflikt interesi. Ndërkohë, Senati është i gatshëm të votojë për Aktin GENIUS, që përcakton një grup të plotë standardesh për fillimin, mbështetjen dhe funksionimin e monedhave të qëndrueshme apo “stablecoins”.

Ky legjislacion do të kërkojë që lançuesit e këtyre monedhave të marrin licensa, me mbikëqyrjen që do të përcaktohet nga madhësia e tyre. Entitetet me asete më pak se 10 miliardë dollarë do të rregullohen në nivel shtetëror, ndërsa lançuesit më të mëdhenj do të qeverisen nga rregullatorët federalë.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat