“Giro D’Italia”, kerkese per shtyrje votimesh në Vlorë PS, kërkesë KQZ-së: Nuk aksesohen 55 qendra votimi
Partia Socialiste i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për shtyrje të orarit të mbylljes së disa qendrave të votimit në Qarkun e Vlorës, deri në orën 22:00.
Kjo kërkesë vjen si pasojë e aktivitetit sportiv ndërkombëtar “Giro D’Italia”, e si pasojë bllokimi i akseve kryesore për më shumë se katër orë, do të ndikojë në aksesueshmërinë e 55 qendrave të votimit.
“Bashkia e Vlorës na ka vendosur në dispozicion një listë të detajuar të akseve rrugore që do të bllokohen dhe qendrave të votimit të cilat do të afektohen nga ky bllokim, të cilën mund ta gjeni bashkëlidhur kësaj shkrese.
Bazuar në këtë informacion dhe duke vlerësuar se lëvizja e qytetarëve drejt këtyre qendrave mund të jetë e vështirësuar apo e pamundur për një pjesë të ditës, kërkojmë që për të gjitha këto qendra të shtyhet orari i votimit deri në orën 22:00.
Vlerësojmë se kjo shtyrje e orarit është e domosdoshme për të garantuar ushtrimin e së drejtës kushtetuese për të votuar dhe për të siguruar një proces zgjedhor të papenguar, ku çdo qytetar të ketë mundësi për të ushtruar të drejtën e tij për të zgjedhur”, thekson PS.
Sondazh

“Armëpushimi në Ukrainë, brenda disa ditësh” - Kancelari gjerman Merz deklaron se vendimi final i takon Moskës
Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, deklaroi se një marrëveshje për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë është pranë dhe mund të ndodhë brenda pak......

Konflikti Indi-Pakistan, G7 bën thirrje për dialog - SHBA fillon “bisedimet konstruktive” me palët
Grupi i shtatë ekonomive kryesore (G7) kërkoi që India dhe Pakistani të angazhohen në dialog të drejtpërdrejtë, ndërsa armiqësitë rriten midis fqinjëve të......

Presidenti i KE Antonio Costa tur vizitash në rajon - Në agjendë Prishtina, Beogradi, Sarajeva, Podgorica dhe Shkupi
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor gjatë javës së ardhshme mes datave 12 dhe 16 maj, ku do të takohet me......

Lufta për klikimet: Chrome “rimerr fronin” nga Safari - Përdoruesit shqiptarë me preferencë të qartë për shfletuesit e internetit
Përdoruesit shqiptarë vazhdojnë të tregojnë preferenca të qarta në zgjedhjen e shfletuesve të internetit, me ndryshime të ndjeshme në tendencat gjatë vitit......

Britania dhe India nënshkruajnë marrëveshje tregtare - Pakti synon uljen e tarifave për uiskin, produktet mjekësore dhe kozmetike
Mbretëria e Bashkuar dhe India kanë rënë dakord për një marrëveshje të tregtisë së lirë të bllokuar prej kohësh, që do të ulë tarifat për uiskin skocez dhe......

BE “përdor” Rusinë për të ndihmuar Ukrainën - 1.9 miliardë euro ndihmë ushtarake nga asetet e ngrira ruse
Bashkimi Evropian ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake prej 1.9 miliardë eurosh për Ukrainën, duke përdorur të ardhurat e gjeneruara nga asetet e ngrira......

3,713,761 shqiptarë drejt kutive të votimit - Zgjedhjet / Qendrat hapen në orën 7:00, 114,642 qytetarë votojnë për herë të parë
3,713,761 shqiptarë do të kenë të drejtën t’iu drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 114,642 prej të cilëve do të votojnë për......

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje - Masat administrative, Kodi Zgjedhor: 500 mijë lekë për partitë, 2 mln lekë për mediat
Pas përmbylljes së fushatës elektorale, Shqipëria ka hyrë në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën e 11 majit qytetarët do t’i drejtohen qendrave të votimit......