Amerika Postuar më 10 Maj 2025, 12:49

Trump, i gatshëm për të taksuar të pasurit - Por, paralajmëron për pasojat politike të këtij vendimi

Nga Kristi Ceta

Trump, i gatshëm për të taksuar të pasurit - Por,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ishte "dakord" me rritjen e taksave për amerikanët më të pasur, ndërsa partia e tij po shqyrton të kufizojë paketën e madhe të uljes së tyre.

"Republikanët ndoshta nuk duhet ta bëjnë, por unë jam në rregull nëse e bëjnë!!!" shkroi Trump në një postim në platformën e tij sociale.

"Do të doja shumë ta bëja, sinqerisht. Pasi kjo nënkupton të heqësh dorë nga diçka në krye, në mënyrë që njerëzit me të ardhura të mesme dhe të ulëta të kursejnë më shumë. Pra, është në të vërtetë një rishpërndarje dhe unë jam i gatshëm ta bëj nëse ata duan," tha Trump në Zyrën Ovale.

Lideri amerikan, një biznesmen i pasur me prona në të gjithë botën, tregoi se do të ishte i gatshëm të paguante edhe vetë më shumë taksa. "Do të doja shumë të isha në gjendje t'u jepja njerëzve të një klase më të ulët një mundësi,” shtoi ai.

Por republikanët e Senatit nuk janë shumë entuziastë për këtë ide. "Ne nuk duam të rrisim taksat për askënd. Ne synojnë uljen e tyre për të gjithë amerikanët", theksojnë ata.

Mesazhi i Trump vjen ndërsa qeveria po shqyrton 4 trilionë dollarë ulje detyrimesh, në vend të 4.5 trilion dollarëve fillestarë.

Republikanët po hasin gjithashtu vështirësi me shkurtimet e shpenzimeve, të nevojshme për të paguar planin e Trump për uljen e taksave.

Trump i sheh detyrimet më të larta për të pasurit si një mënyrë për të ndihmuar në financimin e shkurtimeve masive të taksave për klasën e mesme dhe punëtore, si dhe për të mbrojtur Medicaid, programin e kujdesit shëndetësor për amerikanët me të ardhura të ulëta.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat