Shqipëria Postuar më 10 Maj 2025, 11:34

Lufta për klikimet: Chrome “rimerr fronin” nga Safari - Përdoruesit shqiptarë me preferencë të qartë për shfletuesit e internetit

Nga Eldiona Serani

Lufta për klikimet: Chrome “rimerr fronin” nga Safari -

Përdoruesit shqiptarë vazhdojnë të tregojnë preferenca të qarta në zgjedhjen e shfletuesve të internetit, me ndryshime të ndjeshme në tendencat gjatë vitit të fundit. Të dhënat e fundit zbulojnë një garë të ngushtë mes dy shfletuesve  për dominimin në treg.

Sipas të dhënave të StatCounter, për muajin prill 2025, Google Chrome ka konsoliduar pozicionin e tij si shfletuesi më i përdorur në Shqipëri, duke kapur një pjesë tregu rreth 55%. Kjo shënon një rikthim të fuqishëm pas një rënieje që u vu re gjatë muajve të fundit të vitit 2024, ku Safari përkohësisht e kaloi në përqindje përdorimi.

Ndërkohë, Safari ka pësuar një rënie të ndjeshme pas pikut të tij në muajin tetor 2024, ku dominoi tregun, por aktualisht ndodhet në nivelin e 37 %.

Shfletues të tjerë si Samsung Internet, Edge, Firefox, dhe Opera mbeten në nivele shumë të ulëta, secili me pjesë tregu nën 5%, duke mos shfaqur lëvizje të rëndësishme gjatë gjithë periudhës maj 2024 – prill 2025.

Ky ndryshim dinamik mes Chrome dhe Safari pasqyron konkurrencën mes pajisjeve Android dhe Apple në tregun shqiptar, ndërkohë që përdorimi i shfletuesve të tjerë mbetet marginal.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat