Europa Postuar më 10 Maj 2025, 11:39

“Armëpushimi në Ukrainë, brenda disa ditësh” - Kancelari gjerman Merz deklaron se vendimi final i takon Moskës

Nga Kristi Ceta

“Armëpushimi në Ukrainë, brenda disa ditësh” -

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, deklaroi se një marrëveshje për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë është pranë dhe mund të ndodhë brenda pak ditëve të ardhshme, por sipas tij, tani gjithçka varet nga Moska.

Ukraina është dakord me të. Shtetet e Bashkuara e filluan dhe e sugjeruan këtë, vendet e mëdha evropiane kanë rënë dakord. Mund të them se kjo është një gjë e mirë për të gjithë Bashkimin Evropian dhe për NATO-n", theksoi Merz.

"Pas fundjavës dhe me fillimin e javës së ardhshme, do të dimë nëse do të realizohet një armëpushim, duke krijuar më pas hapësirën për një dialog për një paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Kjo është një provë e drejtpërdrejtë për seriozitetin dhe gatishmërinë e presidentit rus," përfundoi Merz.

Ukraina ra dakord në mars për një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor të propozuar nga ndërmjetësit amerikanë në Arabinë Saudite. Por Rusia ka hezituar të pranojë, duke nxjerrë një listë kërkesash që duhet të përmbushen përpara se të arrihet marrëveshja.

Kjo përfshinte moslejimin e Ukrainës që të përdorë armëpushimin për të riorganizuar dhe riarmatosur forcat e saj. Gjithashtu, edhe aleatët perëndimorë duhet të pezullojnë furnizimet me armë për Kievin.

Rusia ka njoftuar në mënyrë të njëanshme dy periudha të shkurtra armëpushimi: një gjatë Pashkëve dhe një që mbulonte Paradën e Fitores më 9 maj, por të dyja herët, Kremlini shkeli deklaratën e vet dhe vazhdoi sulmet ajrore në Ukrainë.

Merz tha se Evropa mbështet planin e armëpushimit të Presidentit amerikan Donald Trump, me aleatët perëndimorë që janë gati të vendosin më shumë sanksione ndaj Moskës për të shtuar presionin.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat