Sa kushton kapuçinoja në Ballkan? - Numbeo e rendit Shqipërinë ndër vendet më të lira në Ballkan dhe botë
Sipas të dhënave ndërkombëtare të platformës Numbeo për vitin 2025, Shqipëria dhe Kosova renditen ndër vendet me çmimet më të ulëta të kapuçinos në botë. Në Shqipëri, një kapuçino kushton mesatarisht 1.88 dollarë amerikanë, duke e vendosur vendin në vendin e 98-të nga 124 vende. Kjo e bën Shqipërinë të krahasueshme me Italinë, e cila ka po të njëjtin çmim.
Kosova, nga ana tjetër, ka çmimin më të ulët në rajon dhe ndër më të ulëtit në botë, me vetëm 1.35 dollarë për një kapuçino. Kjo e rendit në vendin e 117-të dhe e bën përvojën e kafes në Kosovë tepër të përballueshme për qytetarët dhe vizitorët.
Në Serbi dhe Mal të Zi, çmimi i një kapuçinoje është më i lartë, përkatësisht 2.24 dhe 2.34 dollarë.
Bosnja dhe Hercegovina qëndron në një mes të arsyeshëm, me një çmim mesatar prej 1.61 dollarësh për një kapuçino, ndërsa Maqedonia e Veriut ka një çmim prej 1.81 dollarësh.
Në një krahasim të thjeshtë, Kosova është më e lira në rajon, e ndjekur nga Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Serbia dhe Mali i Zi janë më afër mesatares globale, por sërish më të përballueshme krahasuar me pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore.
Përkundër çmimeve të ulëta në Ballkan, disa nga vendet më të shtrenjta për kapuçino mbeten Danimarka, me një çmim prej 6.19 dollarësh, dhe Zvicra, me 5.92 dollarë, ndërsa vendet me çmimet më të ulëta janë Siria, me 0.94 dollarë, dhe Libia, me 0.52 dollarë.
Sondazh

Maqedonia e Veriut, ligj për forcimin e sistemit bankar
“Ligji i Zgjidhjes së Problemeve të Bankave”, kjo është nisma më e fundit ligjore që është ndarmarrë në Maqdoninë e Veriut, me të cilin synohet rritja e......

Bitcoin, në nivelet më të larta që nga janari - Kriptomonedha kalon 100,000 dollarë, mes pritshmërive për uljen e tarifave
Bitcoin ka arritur vlerën e më shumë se 100 mijë dollarëve, për herë të parë pas tre muajsh. Siç raporton Bloomberg, kjo rritje u nxit nga pritshmëritë për......

“Giro D’Italia”, kerkese per shtyrje votimesh në Vlorë PS, kërkesë KQZ-së: Nuk aksesohen 55 qendra votimi
Partia Socialiste i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për shtyrje të orarit të mbylljes së disa qendrave të votimit në Qarkun e......

“Armëpushimi në Ukrainë, brenda disa ditësh” - Kancelari gjerman Merz deklaron se vendimi final i takon Moskës
Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, deklaroi se një marrëveshje për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë është pranë dhe mund të ndodhë brenda pak......

Konflikti Indi-Pakistan, G7 bën thirrje për dialog - SHBA fillon “bisedimet konstruktive” me palët
Grupi i shtatë ekonomive kryesore (G7) kërkoi që India dhe Pakistani të angazhohen në dialog të drejtpërdrejtë, ndërsa armiqësitë rriten midis fqinjëve të......

Presidenti i KE Antonio Costa tur vizitash në rajon - Në agjendë Prishtina, Beogradi, Sarajeva, Podgorica dhe Shkupi
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor gjatë javës së ardhshme mes datave 12 dhe 16 maj, ku do të takohet me......

Lufta për klikimet: Chrome “rimerr fronin” nga Safari - Përdoruesit shqiptarë me preferencë të qartë për shfletuesit e internetit
Përdoruesit shqiptarë vazhdojnë të tregojnë preferenca të qarta në zgjedhjen e shfletuesve të internetit, me ndryshime të ndjeshme në tendencat gjatë vitit......

Britania dhe India nënshkruajnë marrëveshje tregtare - Pakti synon uljen e tarifave për uiskin, produktet mjekësore dhe kozmetike
Mbretëria e Bashkuar dhe India kanë rënë dakord për një marrëveshje të tregtisë së lirë të bllokuar prej kohësh, që do të ulë tarifat për uiskin skocez dhe......