Investimet e huaja përgjysmohen në Serbi - Vlera neto e IHD-ve tkurret me 54% në periudhën janar-gusht 2025

Investimet e huaja direkte neto në Serbi ranë me 54% në baza vjetore gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025, duke arritur në 1.489 miliardë euro, njoftoi Banka Qendrore e Serbisë (NBS).
Gjatë periudhës janar–gusht, hyrja totale e investimeve të huaja direkte ra me 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke zbritur në 2.137 miliardë euro, ndërsa dalja e tyra u rrit me 79%, në 648 milionë euro, thuhet në raportin e publikuar nga banka qendrore.
Ndërkohë, investimet neto në portofol kaluan nga një vlerë negative prej 192 milionë eurosh në janar-gusht 2024 në 709 milionë euro pozitive këtë vit.
Në vitin 2024, Serbia kishte tërhequr 4.6 miliardë euro investime të huaja direkte neto, një rritje nga 4.2 miliardë euro në 2023. Vitin e kaluar, hyrja totale e IHD-ve arriti në 5.2 miliardë euro, nga 4.5 miliardë euro një vit më parë.
Në raportin e fundit për Ballkanin Perëndimor, të publikuar këtë muaj, Banka Botërore theksoi se ekonomia e Serbisë “ka humbur vrullin” në vitin 2025, për shkak të rënies së investimeve private dhe vlerës neto të IHD-ve, në një klimë të pasigurt globale dhe politike të brendshme.
Që nga nëntori i vitit të kaluar, Serbia është përfshirë nga protestat studentore kundër korrupsionit, të nxitura nga një aksident tragjik në një stacion treni në qytetin e Novi Sad-it. Disa zyrtarë vendas kanë fajësuar protestat për rënien e investimeve këtë vit.
Banka qendrore sqaroi në gusht se rritja e jashtëzakonshme e IHD-ve vitin e kaluar dhe rënia e besimit të investitorëve në nivel global janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm që kanë ndikuar në këtë tkurrje.
OpenAI prezanton “ChatGPT Atlas” - Shfletuesi i ri i pajisur me IA “sfidon” Google Chrome
OpenAI ka prezantuar ChatGPT Atlas, një shfletues të shumëpritur të internetit të mbështetur nga inteligjenca artificiale. Shfletuesi është krijuar rreth......
2 milionë euro nga pagat shkojnë për bashkitë - Akti normativ/ Dy rroga shpërblim për zjarrfikësit në 16 bashki
Qeveria ka akorduar një buxhet të konsiderueshëm për pushtetin vendor me ndryshimet në buxhet të bëra së fundmi, përmes aktit normativ. Kjo për shkak se një......
Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit - Janar-shtator, regjistrohen mbi 654 mijë pasagjerë
Porti i Durrësit vijon të mbetet porta kryesore e lëvizjes detare të udhëtarëve në vend. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Autoriteti Portual i......
Linda Rama: Çanta e globalizimit mbi shpinën e fëmijëve tanë
Ndjehem thellësisht e nderuar që jam mes jush sonte dhe, sinqerisht, jo plotësisht e bindur se e meritoj një hapësirë kaq të veçantë në një mbledhje kaq të......
Kina “parakalon” SHBA-në - Bëhet partneri më i madh tregtar i Gjermanisë në vitin 2025
Kina ka rimarrë vendin e parë si partneri më i madh tregtar i Gjermanisë gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025, duke tejkaluar Shtetet e Bashkuara, sipas......
A do presë Kosova azilkërkuesit e refuzuar nga Britania? - Kryeministri në detyrë Albin Kurti konfirmon nisjen e bisedimeve
Kosova është bërë vendi i parë që ka konfirmuar publikisht se po shqyrton mundësinë e ndërtimit të qendrave për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar nga......
Rama merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Londër!
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në punimet e Samitit vjetor të Procesit të Berlinit i cili mbahet në Londër me pjesëmarrjen e kryetarëve të......
Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?
Dollari amerikan ka pasur luhatje shumë të lehtë të kuotës këtë mëngjes në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 82.7 lekë dhe është shitur me......





