“Nuk ka patur dhe nuk ka bllokim” - Procesi i negociatave, ministri Hoxha: Vijojmë me durim reformat

Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk ka bllokim apo veto, nga asnjë anëtar i unionit. Kjo u theksua nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në komisionin parlamentar, ku raportoi për procesin e negociatave.
“Nuk ka patur dhe nuk ka bllokim, nuk ka patur dhe nuk ka veto nga asnjë shtet anëtarë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Procesi vijon normalisht. E ka thënë edhe delegacioni i BE në Tiranë sepse progresi i dukshëm i vendit në negociata është theksuar në mënyrë të përsëritur disa herë nga komisionerja Kos dhe nga përfaqësuesja e lartë zv.presidentja Kallas. Duhet të mbajmë parasysh që ritmi i procesit përcaktohet nga dy elementë: presidenca dhe shtete anëtare të BE. Ata do të marrin kohën sa ta shohin të arsyeshme për një dokument që është thelbësor për procesin dhe bëhet për herë të parë në këtë formë dhe me këtë metodologji. Ajo që është thelbësore është puna dhe rezultatet tona dhe duhet të vijojmë me durim në atë që dimë të bëjmë më mirë që janë reformat dhe për të përmbushur angazhimet. Objektivi ynë është i qartë, të bëjmë pjesën tonë me seriozitet, të ecim përpara në përputhje me ambicien tonë dhe planin e përbashkët me Komisionin Europian që është bërë i ditur dhe deri më tani ka funksionuar në mënyrë maksimale”, theksoi ministri.
Lidhur me një editorial të kryeministrit Rama me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, për një media Gjermane, se vendet respektive do të pranonin të ishin anëtare të BE pa të drejtë vetoje, Hoxha hodhi poshtë zërat për një alenacë midis dy vendeve, si dhe theksoi se kjo nuk dëmton Kosovën.
“Fakti që ky opinion është firmosur së bashku me të nuk duhet dhe nuk mund të interpretohet si tregues i ndonjë aleance të veçantë apo, aq më pak, i ndonjë projekti kundër ndikujt, as në rajon e as jashtë tij. Është veçse një artikull: as aleancë e as projekt.
Përkundrazi, ai dëshmon se vendet e rajonit, pavarësisht dallimeve shpesh të thella (siç janë ato që kemi me Serbinë, në mënyrë të veçantë në papajtueshmërinë e skajshme lidhur me Kosovën), janë në gjendje të gjejnë gjuhën e përbashkët kur interesat strategjike përkojnë. Integrimi evropian është një nga këto interesa madhore që kërkon bashkëpunim, dialog dhe pragmatizëm.
Shumë është shkruar e thënë se ato dy faqe artikull i paskëshin bërë dëm Kosovës. Kjo është absolutisht e pabazë”, tha Hoxha.
Hoxha ndodhej në komision lidhur me raportin IBAR, për të cilin tha se sugjerimet janë pozitive.
Stacioni hekurudhor i Rinasit - Hapet tenderi për projektimin dhe ndërtimin, fondi limit 91.6 mln lekë
Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin për hartimin e projektit të detajuar dhe ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të aeroportit të Rinasit, pjesë e......
Sa vlen kompania eBay? - GameStop bën ofertën e blerjes prej 56 miliardë dollarë
Shitësi amerikan me pakicë i lojërave të fatit, GameStop ka propozuar zyrtarisht një blerje të eBay për 56 miliardë dollarë, një veprim që do të përfaqësonte......
Cilat janë objektivat e “DAP” për vitin 2026? - Fokus te performanca, integrimi në BE dhe rritja e konkurrueshmërisë
Viti 2026 përkon me një fazë të rëndësishme për administratën publike në vend. Departamenti i Administratës Publike ka shpallur prioritetet kryesore, ku në......
Kanadaja, anëtari i 28-të i BE-së? - Pse vendi po synon një lidhje më të ngushtë me Brukselin
Kryeministri kanadez Mark Carney, i cili mban pasaporta kanadeze dhe britanike, përfaqëson një urë unike midis botës anglofone dhe një Evrope gjithnjë e më......
Rriten fitimet e bizneseve/ 3-mujori, buxheti mblodhi 196 milionë euro tatim
Në tre muajt e parë të vitit, sipërmarrjet në vend kanë paguar një vlerë të konsiderueshme tatim mbi fitimin e akumuluar, që regjistrohet në afro 19.6......
Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa/ ARRSH planifikon dy tenderë për rikonstruksionin, fondi limit gati 3 mld lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të hapë dy procedura prokurimi për vijimin e rikonstruksionit të rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, përkatësisht......
Euro fiton terren në kreditim në Mars/ Monedha europiane dominon huatë e bizneseve, leku mbetet për individët
Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, huaja e re sipas monedhës tregon një zhvendosje të dukshme drejt euros në muajin mars, pavarësisht forcimit të......
Çfarë po e shtyn kërkesën për Airbnb në jug? Riviera shqiptare, drejt kulmit nga festivalet dhe sezoni i plazhit
Për sa i përket sezonit të verës në vitin 2026, tregu i qirave afatshkurtra në Shqipëri pritet të ndikohet ndjeshëm nga një sërë ngjarjesh dhe sezonesh......


