A do presë Kosova azilkërkuesit e refuzuar nga Britania? - Kryeministri në detyrë Albin Kurti konfirmon nisjen e bisedimeve

Kosova është bërë vendi i parë që ka konfirmuar publikisht se po shqyrton mundësinë e ndërtimit të qendrave për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar nga Britania.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se Kosova “dëshiron të ndihmojë” Mbretërinë e Bashkuar në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, në këmbim të mbështetjes për forcimin e sigurisë ndaj kërcënimeve nga Serbia dhe Rusia.
Në prag të samiti të liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet të mërkurën në Londër, Kurti konfirmoi se po zhvillohen bisedime ndërmjet zyrtarëve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar për këtë çështje.
Mediat britanike kanë raportuar për këtë çështje. Albin Kurti tha se ka “kapacitete të kufizuara” në këtë shtet të vogël me një popullsi prej më pak se dy milionë banorësh, por ai pret një “rezultat të suksesshëm” nga negociatat.
Bisedimet janë duke u zhvilluar, konfirmoi ai, ndërmjet zyrtarëve nga të dyja vendet për një marrëveshje për kthimin e migrantëve, për ata që u është refuzuar kërkesa për azil nga Britania dhe që janë në pritje të deportimit në vendin e tyre të origjinës.
Sipas mediave britanike, një ekip nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar është duke eksploruar opsione për mënyrën se si mund të funksionojë kjo marrëveshje, megjithëse ende nuk është bërë një kërkesë formale për Kosovën.
Kurti, i cili po merr pjesë në një Samit të Ballkanit Perëndimor në Londër u shpreh se “Duam ta ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar, e konsiderojmë këtë si një detyrë miqësore dhe politike.”
Kryeministri britanik, Keir Starmer i ka identifikuar vendet e Ballkanit Perëndimor si aleatë kyç në luftën kundër migracionit të parregullt, me 22,000 persona që kanë përdorur këtë rrugë për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar, vitin e kaluar.
Qeveria britanike ka nënshkruar marrëveshje për të luftuar bandat e trafikut të qënieve njerëzore me Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Keir Starmer tha më herët këtë vit se qeveria ishte në bisedime me disa shtete për të ngritur “qendra kthimi” që ai i quajti një “inovacion i rëndësishëm” për individët që i kanë shteruar të gjitha apelimet në sistemin britanik.
Kosova është vendi i parë që konfirmon se këto negociata janë në zhvillim, dhe diskutime të mëtejshme pritet të kryhen në kuadër të samitit të kësaj jave.
Rama merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Londër!
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në punimet e Samitit vjetor të Procesit të Berlinit i cili mbahet në Londër me pjesëmarrjen e kryetarëve të......
Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?
Dollari amerikan ka pasur luhatje shumë të lehtë të kuotës këtë mëngjes në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 82.7 lekë dhe është shitur me......
Supermarketet greke, ndër më të lirat në Evropë Çmimet e produkteve, deri në 33% më të ulëta se në Gjermani
Çmimet në supermarketet greke mbeten më të ulëta krahasuar me vende si Franca, Anglia, Italia, Spanja, Portugalia, Gjermania dhe Rumania, sipas një studimi......
“Furnizimi global me metale të rralla, në rrezik” - Goldman Sachs ngre alarmin: Kina kontrollon pjesën dërrmuese të prodhimit
Banka investuese Goldman Sachs ka paralajmëruar për rreziqe gjithnjë e më të mëdha në zinxhirët globalë të furnizimit me metale të rralla dhe minerale......
Rishikimi i tretë i Buxhetit 2025, ja shtesat për disa institucione kryesore
Rishikimi i tretë i Buxhetit 2025, i ka krijuar qeverisë të akordojë fonde shtesë për disa institucione kryesore. Në listën e përfituesve janë: Ministria e......
Rishikimi i tretë i Buxhetit 2025, shtesë 24 mln euro për projekte në infrastrukturë
Për herë të tretë brenda këtij viti qeveria ka rishikuar përmes aktit normativ buxhetin e shtetit për 2025-ën. Sa i takon institucioneve shtesa më e madhe në......
“Anëtarësimi pa të drejtë vetoje, i mirëpritur”/ Rama, kritika BE-së nga Londra: Ka dëshpërim midis vendeve
Nga Londra, ku do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për Bashkimin Europian. Në panelin ‘Ballkani......
Portali i punësimit në OSHEE/ Balluku: Koha për profesionistë të rinj në shërbim të qytetarëve
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zv.kryeministre Belinda Balluku, informoi sot se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ofron......





