Rama merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Londër!

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në punimet e Samitit vjetor të Procesit të Berlinit i cili mbahet në Londër me pjesëmarrjen e kryetarëve të qeverive, përfaqësuesve të nivelit të lartë të BE-së dhe vendeve partnere të Procesit të Berlinit, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale të përfshira në proces.
Rama ndodhet në Britaninë e Madhe që prej ditës së djeshme dhe ishte pjesë e Panelit të Chatham House, me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian” një diskutim mbi sfidat e secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.
Gjithashtu, Kryeministri ishte i ftuar në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale. Rama publikoi në rrjetet sociale foto nga këto dy evente dhe shprehet se sot vijojnë me Samitin e Procesit të Berlinit.
Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit u mbajt në 2023 në Tiranë, Samiti i parë i cili i zhvilluar për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve, mes të cilëve Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Procesi i Berlinit është një platformë bashkëpunimi e nivelit të lartë mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor të përbërë nga Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, dhe vendeve anëtare të BE, që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian.
Procesi përfshin gjithashtu institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile të rajonit, Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor RYCO dhe bizneset. Objektivat kryesore të Samitit të Berlinit përfshijnë rritjen e dialogut politik, stabilitetin rajonal, zhvillimin ekonomik dhe anëtarësimin përfundimtar të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?
Dollari amerikan ka pasur luhatje shumë të lehtë të kuotës këtë mëngjes në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 82.7 lekë dhe është shitur me......
Supermarketet greke, ndër më të lirat në Evropë Çmimet e produkteve, deri në 33% më të ulëta se në Gjermani
Çmimet në supermarketet greke mbeten më të ulëta krahasuar me vende si Franca, Anglia, Italia, Spanja, Portugalia, Gjermania dhe Rumania, sipas një studimi......
“Furnizimi global me metale të rralla, në rrezik” - Goldman Sachs ngre alarmin: Kina kontrollon pjesën dërrmuese të prodhimit
Banka investuese Goldman Sachs ka paralajmëruar për rreziqe gjithnjë e më të mëdha në zinxhirët globalë të furnizimit me metale të rralla dhe minerale......
Rishikimi i tretë i Buxhetit 2025, ja shtesat për disa institucione kryesore
Rishikimi i tretë i Buxhetit 2025, i ka krijuar qeverisë të akordojë fonde shtesë për disa institucione kryesore. Në listën e përfituesve janë: Ministria e......
Rishikimi i tretë i Buxhetit 2025, shtesë 24 mln euro për projekte në infrastrukturë
Për herë të tretë brenda këtij viti qeveria ka rishikuar përmes aktit normativ buxhetin e shtetit për 2025-ën. Sa i takon institucioneve shtesa më e madhe në......
“Anëtarësimi pa të drejtë vetoje, i mirëpritur”/ Rama, kritika BE-së nga Londra: Ka dëshpërim midis vendeve
Nga Londra, ku do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për Bashkimin Europian. Në panelin ‘Ballkani......
Portali i punësimit në OSHEE/ Balluku: Koha për profesionistë të rinj në shërbim të qytetarëve
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zv.kryeministre Belinda Balluku, informoi sot se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ofron......
Pensionistët, më shumë para’ në fundvit - Ndryshon sërish buxheti i shtetit 2025. Projektet infrastrukturore, 6 mld lekë shtesë
Pensionistët do të marrin një bonus më të lartë këtë fundvit. Përmes një akti normativ, qeveria ka ndryshuar buxhetin e shtetit, ku fondi i dedikuar për......





