“Anëtarësimi pa të drejtë vetoje, i mirëpritur”/ Rama, kritika BE-së nga Londra: Ka dëshpërim midis vendeve
Nga Londra, ku do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për Bashkimin Europian. Në panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ shefi i qeverisë tha se procesi i integrimit në BE nuk mund të jetë gjithçka, ose asgjë. Sipas tij, anëtarësimi i Shqipërisë edhe pa të drejtë vetojë është i mirëpritur.
“Procesi nuk mund të jetë gjithçka ose asgjë, derisa të bëhesh anëtar, dhe sa kohë je kandidat nuk ke asgjë. Shtete anëtare, këtu po flas për shtetet anëtare përreth nesh, marrin nga BE kontribut prej rreth 4500 euro për frymë, ndërsa kur bëhet fjalë për ne, kontributi është 160-170 euro për frymë. Kjo është e pamundur. Kemi avokatuar për këtë gjë dhe nga kjo nxitje që ne bëmë ja dolëm të gjejmë veshë që na dëgjuan për të pasur planin e rritjes dhe para shtesë për të financuar reformat, që nuk është aspak e krahasueshme me pjesën tjetër, por është pak ndryshe.
Ka një dëshpërim shumë të artë mes vendeve të BE, atyre të mëdha sa i përket barazisë rreth tryezës që duhet të arrijnë konsensus. Kur të na shihni ne do thonë ‘Oh Zot, kemi më shumë nga ata që sjellin telash’e dhe në fund thua ‘jo, jo’. Pastaj vendimi ka veto, kanë të drejtë jo për veton por për faktin që janë kaq të frustuar. Marrja jonë si anëtar me një staus ndryshe është e mirëpritur, pa të drejtë vetoje, votimi për sa kohë BE do të reformojë veten. Kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada. Është e vështirë të reformosh mekanizma. Kur vjen fjala për të vendosur ne jemi linjë dhe ndjekim. Kur dënojë ndonjë bela e madhe askush nuk mund të na fajësojë, ndërsa kur ka sukses, jemi pjesë e suksesit”, tha Rama.
Rama u pyet për pozitën e Kosovës në Ballkan dhe për përparimin e saj si shtet drejt anëtarësimit në BE.
“Nuk shoh çështje territoriale midis Kosovës dhe askujt tjetër. Terrori i Kosovës është i përcaktuar. Kosova është republikë, një shtet i ri demokratik i njohur nga fuqitë e mëdha dhe ende jo i njohur nga 5 vende në BE. Në këtë drejtim, nuk shoh problem. Nga ana tjetër, është detyra e Kosovës që të shtyjë përpara dhe të bindë pjesën tjetër për opozicionin e konsoliduar sa i takon vlerave në BE.
Mendimi im është i mirënjohur dhe unë mendoj që të jetë e suksesshme, Kosova duhet të harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha pikat që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE pavarësisht nga Serbia. Të përmbushin çdo pikë, dhe t’ia lënë topin në fushë Serbisë. Jo të lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në një çështje fajësimi mes të dyjave. Ky është mendimi im modest. Unë respektoj plotësisht atë që vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës dhe vendeve të tjera”, tha kryeministri.
Gjatë diskutimit, Rama nuk ka lënë papërgjigje edhe politikanët britanikë, të cilët etiketojnë shqiptarët sieksponentë kriminalë. Kreu I qeverisë tha se shqiptarët poi japin mjaftueshëm Britanisë.
"Dëgjo, më kujtohen midis gjërave më të çmendura qesharake, edhe krejt të pazgjuara, ajo që u quajt ‘’referendumi i largimit’’ dhe mbaj mend që atëherë ka patur një poster me një zog të çuditshëm, të frikshëm që vinte nga Shqipëria për t’i thithur gjakun Britanisë. Premtimi ishte ’’largohuni nga Evropa dhe ata s’do të vijnë më’’. Pa gjejeni, u larguan nga Evropa dhe Shqipëria është bërë një temë edhe më e madhe, sepse unë besoj që problemi nuk janë shqiptarët, apo të huajt, apo emigrantët. Problemi është ku të gjejmë ‘’kokën e turkut’’ për këtë vendim katastrofik të largimit nga Evropa, sepse është katastrofik, kështu që unë nuk ndihem i frustruar apo i dëshpëruar. Jo. Mua më vjen keq, më vjen shumë keq dhe e thashë dhe në një takim tjetër, që kur dikush që quhej Suela (Suella Braverman), një tjetër qeveri, kur ajo piketoi shqiptarët.. e meqë ra fjala, ku është ajo? Jo, thjesht mbaje mend, që mos u merr me shqiptarët, sepse nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh. Dhe unë erdha këtu sepse mu kërkua të vija nga miq mjaft të mirë të Shqipërisë këtu dhe e ndjeva të vija, që ta gjeja, por gjeta gazetarët që flisnin për të. Unë mbërrita, shkoj në hotel, gjëja e parë që shoh është një njeri që vjen drejt meje dhe një rojë britanike që përpiqej të më mbronte dhe më thotë në shqip: ‘’mirë se erdhe’’.
I thashë rojës- s’ka problem, është mik.
Dhe ishte kamarier. Më pas kur dalim nga hoteli dëgjoj; ‘’Edi Rama, Edi Rama’’ nga lart dhe në fakt roja britanike po përpiqeshin të më mbronin sepse kishte disa shqiptarë në skelë. Po punonin, po ndreqnin ndërtesën apo diçka tjetër dhe u thashë: “mos u shqetëso, se janë miq’’. Pastaj shkojmë në Dhomën e Komunëve dhe dikush me uniformë më thotë “mirë se erdhët, Kryeministër".
Pyetja ime ishte; nëqoftëse i nxjerr vendi këta, kush do t’i bëjë këto punë? Kush janë ata që do të hipin në skelë, mbi ndërtesë e do të bërtasin këtu? Cilët janë ata britanikë që do të vijnë të punojnë si kamarierë e të thonë “mirë se erdhët, Zoti Kryeministër? Kush janë ata britanikë që do të vijnë e të kujdesen për kopshtet tuaja kaq të bukura?
Unë besoj që edhe emigracioni është tërësisht një ‘’kokë turku’’ nuk është migracioni problemi. Sigurisht, brenda kësaj çështjeje është problemi i paligjshmërisë , i emigrantëve të parregullt dhe nuk them që kjo është gabim, por e dini? Më përpara ishte ‘’do ta lëmë’’ e tani na thoni “na lini , na lini, na lini’’, tha Rama.

Portali i punësimit në OSHEE/ Balluku: Koha për profesionistë të rinj në shërbim të qytetarëve
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zv.kryeministre Belinda Balluku, informoi sot se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ofron......

Pensionistët, më shumë para’ në fundvit - Ndryshon sërish buxheti i shtetit 2025. Projektet infrastrukturore, 6 mld lekë shtesë
Pensionistët do të marrin një bonus më të lartë këtë fundvit. Përmes një akti normativ, qeveria ka ndryshuar buxhetin e shtetit, ku fondi i dedikuar për......

A do të zëvendësojë IA punonjësit e larguar? - Xhihani: Inovacioni në bizneset shqiptare të jetë vizioni i të ardhmes
Bizneset shqiptare po kalojnë një krizë për punonjësit, qofshin të kualifikuar, apo jo për shkak të largimeve masive. Por a mund të jetë zgjidhje zëvendësimi......

Shqipëri vs rajon, ku jetohet më mirë? Analiza: Një krahasim i të dhënave ekonomike për vitin 2024
Vendet e Ballkanit Perëndimor po ecin me ritme të ndryshme drejt zhvillimit ekonomik, dhe ndryshimet ndihen jo vetëm në statistika, por edhe në jetën e......

Në Ksamil do të ndërtohet një pedonale e re - Lehtësi për turistët dhe banorët. 83.3 mln lekë për përmirësimin e infrastrukturës
Bashkia Sarandë ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtim pedonale, segmenti i rrugëve “Dea – Isadora Dunkan- Alida Hysku” në Ksamil me fond limit prej 83......

“Kodi zgjedhor të adresojë çështjet kyçe” - Celibashi: Rregulla për financimin e partive nga palët e treta
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkon që reforma zgjedhore të adresojë disa çështje kyçe, duke nisur nga financimi i partive politike......

Sa do të kushtojnë pronat nga 1 janari 2026? - Harta me çmimet e reja në 12 qarqe të vendit. Bregdeti, mbi 2000 euro/metër katror
Nga 1 Janari 2026 pronat në Shqipëri do të kushtojnë më shtrenjtë. Projektligji i Ministrisë Financave që përcakton çmimet e reja të referencës në 12 qarqe......

11 centrale të rinj në prodhim - Zhvillimet e sektorit elektroenergjetik, kapaciteti total 225 MW
Gjatë 8 muajve të parë të këtij viti është shënuar një rritje e kapaciteteve të reja prodhuese në sektorin elektroenergjetik, me 11 impiante që kanë fuqi......