Rishikimi i tretë i Buxhetit 2025, ja shtesat për disa institucione kryesore

Rishikimi i tretë i Buxhetit 2025, i ka krijuar qeverisë të akordojë fonde shtesë për disa institucione kryesore. Në listën e përfituesve janë:
Ministria e Punëve të Brendshme përfiton rreth 4.6 milionë euro, fonde që do të përdoren për nevojat e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.
Ministria e Drejtësisë merr rreth 4 milionë euro shtesë për financimit të projektit për Institutin e të Miturve në Konflikt me Ligjin.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përfiton rreth 3 milionë euro për projektet e bashkive në programin “Ujitja dhe kullimi”, që synojnë përmirësimin e infrastrukturës bujqësore dhe menaxhimin e burimeve ujore.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, përfiton rreth 16 milionë euro shtesë për zhvillimin e sistemeve kompjuterike, në kuadër të projektit me Bankën Botërore dhe bashkëpunimeve me kompaninë Oracle.
Shërbimi Informativ i Shtetit merr rreth 5.5 milionë euro për blerjen e sistemeve dhe softëare-ëve të rinj, që synojnë përmirësimin e kapaciteteve teknologjike dhe të sigurisë.
ILDKPKI me rreth 600 mijë euro shtesë për projektin e godinës së re të institucionit. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, me rreth 320 mijë euro për rikonstruksionin e Vilës Qeveritare në Dajt.
Është hera e tretë brenda këtij viti që qeveria ka rishikuar me Akt Normativ buxhetin e shtetit për 2025-ën. Me ndryshimet e bëra rriten me 121 milionë euro të ardhurat, dhe shtohen me 57 milionë euro shpenzimet. Pjesë e shtesave është edhe fondi në dispozicion të bonusit të fundvitit për pensionistët.
Pjesdë e rishikimit është edhe ulja e stokut të borxhit publik. Në fund të 2025-ës borxhi publik parashikohet të arrijë në 14 miliardë e 255 milionë euro, nga 14 miliardë euro e 632 milionë euro që ishte parashikimi fillestar.
Rishikimi i tretë i Buxhetit 2025, shtesë 24 mln euro për projekte në infrastrukturë
Për herë të tretë brenda këtij viti qeveria ka rishikuar përmes aktit normativ buxhetin e shtetit për 2025-ën. Sa i takon institucioneve shtesa më e madhe në......
“Anëtarësimi pa të drejtë vetoje, i mirëpritur”/ Rama, kritika BE-së nga Londra: Ka dëshpërim midis vendeve
Nga Londra, ku do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për Bashkimin Europian. Në panelin ‘Ballkani......
Portali i punësimit në OSHEE/ Balluku: Koha për profesionistë të rinj në shërbim të qytetarëve
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zv.kryeministre Belinda Balluku, informoi sot se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ofron......
Pensionistët, më shumë para’ në fundvit - Ndryshon sërish buxheti i shtetit 2025. Projektet infrastrukturore, 6 mld lekë shtesë
Pensionistët do të marrin një bonus më të lartë këtë fundvit. Përmes një akti normativ, qeveria ka ndryshuar buxhetin e shtetit, ku fondi i dedikuar për......
A do të zëvendësojë IA punonjësit e larguar? - Xhihani: Inovacioni në bizneset shqiptare të jetë vizioni i të ardhmes
Bizneset shqiptare po kalojnë një krizë për punonjësit, qofshin të kualifikuar, apo jo për shkak të largimeve masive. Por a mund të jetë zgjidhje zëvendësimi......
Shqipëri vs rajon, ku jetohet më mirë? Analiza: Një krahasim i të dhënave ekonomike për vitin 2024
Vendet e Ballkanit Perëndimor po ecin me ritme të ndryshme drejt zhvillimit ekonomik, dhe ndryshimet ndihen jo vetëm në statistika, por edhe në jetën e......
Në Ksamil do të ndërtohet një pedonale e re - Lehtësi për turistët dhe banorët. 83.3 mln lekë për përmirësimin e infrastrukturës
Bashkia Sarandë ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtim pedonale, segmenti i rrugëve “Dea – Isadora Dunkan- Alida Hysku” në Ksamil me fond limit prej 83......
“Kodi zgjedhor të adresojë çështjet kyçe” - Celibashi: Rregulla për financimin e partive nga palët e treta
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkon që reforma zgjedhore të adresojë disa çështje kyçe, duke nisur nga financimi i partive politike......





