Airbnb në Shqipëri po shkon drejt luksit? Riviera kryeson me tarifa deri në 200 euro nata në kulm sezoni

Tregu i qirave afatshkurtra në Shqipëri po hyn në një fazë më të sofistikuar, ku mundësitë më të mëdha nuk qëndrojnë vetëm tek volumi, por tek segmentet e nën-shërbyera. Çmimet më të larta, që variojnë nga 100 deri në 180 apo 200 euro për natë për përvoja premium, po shfaqin potencial të madh për pritësit e rinj që synojnë një ofertë më cilësore dhe të diferencuar.
Në të njëjtën kohë, një tjetër “hapësirë e bardhë” po krijohet në segmentin e mesëm gjatë sezonit të ndërmjetëm. Pronat që ofrojnë ngrohje të mirë, ambiente të brendshme komode dhe pamje tërheqëse gjatë gjithë vitit mbeten ende të nën-përfaqësuara, duke krijuar terren për investime më të zgjuara.
Sipas një studimi të Investropa, karakteristikat që mund të bëjnë diferencën për pritësit e rinj përfshijnë izolimin dhe ngrohjen cilësore për përdorim jashtë sezonit, planimetri familjare me dy dhoma gjumi dhe parkim, si dhe dizajne autentike që dalin nga modelet standarde të apartamenteve. Veçanërisht të kërkuara mbeten përvojat tradicionale, si shtëpitë prej guri në Berat dhe Gjirokastër, që ofrojnë një identitet unik për turistët.
Kulmi i sezonit mbetet periudha korrik-gusht, kur zënia në zonat bregdetare mund të kalojë 85%. Në këtë periudhë, listimet më të suksesshme sidomos vilat me pamje nga deti në Ksamil apo Dhërmi mund të gjenerojnë të ardhura mujore nga 2,500 deri në 4,000 euro. Një vilë me dy dhoma gjumi, me çmim rreth 150 euro nata dhe me 80% zënie në korrik, mund të arrijë deri në 3,600 euro të ardhura në muaj.
Megjithatë, pjesa më e madhe e tregut mbetet më modeste. Rreth 80% e listimeve në Shqipëri gjenerojnë nga 500 deri në 1,800 euro në muaj, ku apartamentet në Tiranë renditen në segmentin më të ulët-mesatar, ndërsa vilat në Rivierë dominojnë gjatë verës. Në një treg që po piqet me shpejtësi, duket se suksesi nuk lidhet më vetëm me vendndodhjen, por me diferencimin nga komoditeti gjatë dimrit te eksperiencat autentike që turistët kërkojnë gjithnjë e më shumë.
“Nuk ka patur dhe nuk ka bllokim” - Procesi i negociatave, ministri Hoxha: Vijojmë me durim reformat
Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nuk ka bllokim apo veto, nga asnjë anëtar i unionit. Kjo u theksua nga ministri për Evropën dhe Punët e......
Stacioni hekurudhor i Rinasit - Hapet tenderi për projektimin dhe ndërtimin, fondi limit 91.6 mln lekë
Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin për hartimin e projektit të detajuar dhe ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të aeroportit të Rinasit, pjesë e......
Sa vlen kompania eBay? - GameStop bën ofertën e blerjes prej 56 miliardë dollarë
Shitësi amerikan me pakicë i lojërave të fatit, GameStop ka propozuar zyrtarisht një blerje të eBay për 56 miliardë dollarë, një veprim që do të përfaqësonte......
Cilat janë objektivat e “DAP” për vitin 2026? - Fokus te performanca, integrimi në BE dhe rritja e konkurrueshmërisë
Viti 2026 përkon me një fazë të rëndësishme për administratën publike në vend. Departamenti i Administratës Publike ka shpallur prioritetet kryesore, ku në......
Kanadaja, anëtari i 28-të i BE-së? - Pse vendi po synon një lidhje më të ngushtë me Brukselin
Kryeministri kanadez Mark Carney, i cili mban pasaporta kanadeze dhe britanike, përfaqëson një urë unike midis botës anglofone dhe një Evrope gjithnjë e më......
Rriten fitimet e bizneseve/ 3-mujori, buxheti mblodhi 196 milionë euro tatim
Në tre muajt e parë të vitit, sipërmarrjet në vend kanë paguar një vlerë të konsiderueshme tatim mbi fitimin e akumuluar, që regjistrohet në afro 19.6......
Rruga Kombinat-Ndroq-Plepa/ ARRSH planifikon dy tenderë për rikonstruksionin, fondi limit gati 3 mld lekë
Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të hapë dy procedura prokurimi për vijimin e rikonstruksionit të rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, përkatësisht......
Euro fiton terren në kreditim në Mars/ Monedha europiane dominon huatë e bizneseve, leku mbetet për individët
Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, huaja e re sipas monedhës tregon një zhvendosje të dukshme drejt euros në muajin mars, pavarësisht forcimit të......


