FunData Postuar më 4 Maj 2026, 14:42

Shtëpia në Shqipëri, më e vështirë për vendasit sesa për të huajt/ Eurostat: Shqiptarët përballen më shpesh me vështirësi strehimi

Nga Scan TV

Shtëpia në Shqipëri, më e vështirë për

Mes rritjes së çmimeve të banesave dhe vështirësisë për të përballuar qiratë apo kreditë, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë rezulton se ka hasur probleme strehimi në një moment të jetës. Të dhënat e anketës mbi kushtet sociale të publikuara nga Eurostat tregojnë se janë vetë shqiptarët ata që raportojnë më shpesh vështirësi strehimi sesa të huajt që jetojnë në vend.

Sipas këtyre të dhënave, 11% e shtetasve shqiptarë në Shqipëri deklarojnë se kanë përjetuar vështirësi strehimi gjatë jetës. Në krahasim, kjo përqindje është më e ulët te shtetasit e huaj që jetojnë në vend, ku arrin në 8.3%. Edhe më i ulët është niveli për shtetasit nga vendet jashtë Bashkimit Europian, me vetëm 3.4% që raportojnë probleme të tilla.

Ky dallim sugjeron se të huajt që vendosen në Shqipëri nuk përfaqësojnë një grup të rastësishëm, por shpesh individë me kushte më të mira ekonomike.

Kur panorama zgjerohet përtej Shqipërisë, tabloja ndryshon ndjeshëm. Në vendet e Bashkimit Europian, fenomeni shfaqet në drejtim të kundërt: të huajt janë më të ekspozuar ndaj vështirësive të strehimit sesa vendasit. Mesatarisht, rreth 4.4% e shtetasve vendas në BE raportojnë probleme strehimi, ndërsa kjo shifër rritet në 10.2% për shtetasit e huaj.

Dallimet janë të dukshme edhe në nivel shtetesh. Në vende si Franca, Spanja apo Holanda, të huajt përballen më shpesh me vështirësi në sigurimin e një banese krahasuar me qytetarët vendas

Një përjashtim interesant në Europë është Qiproja, e cila në një farë mënyre i afrohet modelit të Shqipërisë. Edhe aty, vendasit rezultojnë më të prekur se të huajt, me rreth 13.3% të shtetasve të vendit që raportojnë vështirësi strehimi. Kjo e vendos Qipron mes vendeve ku problemi nuk është më i theksuar te të huajt, si në shumicën e BE-së, por te vetë qytetarët vendas.

Në anën tjetër të spektrit qëndron Mali i Zi, një nga rastet më ekstreme në Europë. Aty, të huajt janë grupi më i goditur, me rreth 19% që raportojnë vështirësi strehimi, ndërsa vendasit pothuajse nuk preken. Ky kontrast i fortë e bën Malin e Zi një shembull tipik të modelit europian, ku të qenit i huaj lidhet drejtpërdrejt me pasiguri më të madhe në strehim(shiko këtu).

Shtëpia në Shqipëri, më e vështirë për   Shtëpia në Shqipëri, më e vështirë për

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat