Forcimi i lekut “zbuti” inflacionin nga jashtë - Themeli: Banka e Shqipërisë pret një rritje të lehtë të çmimeve në muajt e ardhshëm

Kursi i këmbimit, pra forcimi i lekut dhe zhvlerësimi i euros, kanë bërë të mundur që rritja e çmimeve jashtë vendit të mos përcillej aq shumë në ekonominë shqiptare. Kështu është shprehur Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, i cili theksoi se në reduktimin e inflacionit nga jashtë ka ndikuar edhe politika fiskale.
“Dëshiroj të theksoj edhe dy konstatime që janë bërë nga Këshilli Mbikëqyrës, faktin që forcimi i vazhdueshëm i kursit të këmbimit vazhdon të ndihmojë në reduktimin e përcjelljes të inflacionit të huaj në tregjet shqiptare dhe po ashtu faktin që kahu konsolidues i politikës fiskale, ushtron një ndikim frenues në inflacion, pra në tërësi, i gjithë konteksti makroekonomik, politika monetare, zhvillimet në kursin e këmbimit dhe politika fiskale u gjykuan se ishin të përshtatshme për ruajtjen e inflacionit në të ardhmen”, tha Themeli.
Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare ndikoi në rritjen e inflacionit nga 2.5% që ishte në tremujorin e parë, në 3% në tremujorin e dytë, por ajo vazhdon të mbetet brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë. Sipas tij, çmimet do të rriten edhe më shumë në vijim.
“Banka e Shqipërisë pret që në horizontin afatmesëm, inflacioni të qëndrojë pranë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Presim një nivel inflacioni disi më të lartë se objektivi jonë në terma afatshkurtër, në dy tremujorët e mbetur të vitit 2026 dhe dy tremujorët e parë të vitit 2027, por gjithsesi jo një shmangie të ndjeshme mbi objektiv dhe më tej, duke filluar nga viti 2027 presim një rënie graduale dhe progresive të inflacionit në objektiv”, theksoi Drejtori i Politikës Monetare.
Ndërkohë, norma bazë e interesit, e cila konsiderohet të jetë më e ulëta në rajon dhe në krahasim me normën bazë të interesit të Bankës Qendrore Evropiane, ka sjellë rritje të shpejtë të kreditimit.
Dy parqe të mëdha fotovoltaike në Shqipëri - ERE nis procedurat për 120 MW në Lushnjë dhe Devoll
Dy projekte të reja fotovoltaike, me një kapacitet të kombinuar prej 120 MW, kanë avancuar në procedurat rregullatore për prodhimin e energjisë elektrike në......
Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe
Huatë me afat mbi 5 vjet po zënë pjesën më të madhe të portofolit të huave në Shqipëri. Në fund të tremujorit të dytë të vitit 2026, ato përbënin rreth 65.7%......
Matura, sesioni i dytë nis më 24 gusht - Provimet zgjasin deri më 3 shtator, rreth 1,300 ngelës në fazën e parë
Sesioni i dytë i Maturës Shtetërore dhe Maturës Shtetërore Profesionale 2026 do të nisë më 24 gusht. Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë dhe......
Sa kushton turizmi malor në Shqipëri? Nga Dajti te Alpet dhe Korabi, çmimet për çdo buxhet
Sezoni i verës nuk nënkupton vetëm pushime në plazh. Ndërsa bregdeti mbetet zgjedhja kryesore për shumë shqiptarë dhe turistë të huaj, vitet e fundit edhe......
Punime në mbikalimin e Kasharit - ARRSH njofton devijimin e trafikut në 14-15 gusht
Bllokim i dy korsive në drejtimin Tiranë–Durrës gjatë natës së 14 dhe 15 gushtit, ndërsa lëvizja drejt aeroportit vijon normalisht Autoriteti Rrugor Shqiptar......
AIPS, më shumë pagesa në euro gjatë 2026-ës - Aktiviteti në sistemin e transfertave me vlerë të lartë vijoi të rritet edhe gjatë muajve të verës
Pagesat në euro të kryera brenda vendit përmes sistemit AIPS EURO kanë vijuar të zgjerohen edhe gjatë shtatëmujorit të vitit 2026, duke konfirmuar se ky......
12 vatra aktive zjarri në vend - MM: 839 forca operacionale në terren
Ministria e Mbrojtjes informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 vijojnë aktive dhe 1 është në monitorim dhe se në......
Mjetet aziatike “pushtojnë” tregun shqiptar - DPSHTRR: Mbi 58 mijë mjete të regjistruara për herë të parë në 7 muaj
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se 58 mijë e 444 mjete janë regjistruar për herë të parë përgjatë 7 muajve të parë......

