Mjetet aziatike “pushtojnë” tregun shqiptar - DPSHTRR: Mbi 58 mijë mjete të regjistruara për herë të parë në 7 muaj

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se 58 mijë e 444 mjete janë regjistruar për herë të parë përgjatë 7 muajve të parë të këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, regjistrimet kanë shënuar një rritje prej 1.7%.
Ndërkohë, autoveturat vijojnë të zënë pjesën dërrmuese të regjistrimeve. Nga totali prej 58 mijë e 444 mjetesh, 46 mijë e 446 janë autovetura. Ato përbëjnë 79.5% të të gjitha mjeteve të regjistruara për herë të parë gjatë periudhës janar-korrik.
Të dhënat e DPSHTRR-së tregojnë gjithashtu se një pjesë e konsiderueshme e mjeteve të regjistruara vijnë nga tregjet aziatike. Republika e Koresë kryeson listën e vendeve të origjinës, duke përbërë 25.5% të totalit të mjeteve të regjistruara për herë të parë. Në vendin e dytë renditet Kina, me 16.2% të totalit. Këto të dhëna tregojnë peshën në rritje të mjeteve me origjinë aziatike në tregun shqiptar.
Pas vendeve aziatike, në listën e origjinës së mjeteve të regjistruara renditen disa prej tregjeve kryesore europiane dhe amerikane. Gjermania përbën 11.9% të totalit, ndërsa Italia 11.7%. Të dyja vendet vijojnë të kenë një peshë të rëndësishme në tregun shqiptar të automjeteve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë 8.3% të mjeteve të regjistruara për herë të parë gjatë kësaj periudhe, ndërsa Zvicra përbën 6.8% të totalit.
Nëse këto të dhëna shihen në tërësi, rezulton se pjesa më e madhe e mjeteve të regjistruara për herë të parë gjatë shtatë muajve të parë të vitit vijnë nga Republika e Koresë dhe Kina zënë së bashku 41.7% të totalit. Ndërkohë, Gjermania dhe Italia, me përkatësisht 11.9 dhe 11.7%, mbeten ndër burimet kryesore europiane të mjeteve të regjistruara në Shqipëri.
Luhatje në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan ka pasur sërish luhatje të lehta të kuotës edhe këtë të enjte duke u blerë sot në raport me një ditë më parë me 80 lekë dhe duke u shitur me......
Skemat, 13 Gushti afati i fundit për fermerët - Kush nuk plotëson dokumentacionin shtesë skualifikohet nga përfitimi i fondeve
13 Gushti është afati i fundit i paraqitjes së dokumenteve shtesë nga fermerët e shpallur fitues për të përfituar mbështetje financiare nga Skema Kombëtare......
Eklipsi i diellit në Evropë - Miliona njerëz përjetuan errësimin e qiellit
Miliona njerëz në Spanjë dhe Islandë panë një eklips total diellor. Autoritetet vlerësuan se deri në 6 milionë vizitorë ishin të pranishëm në zonat kryesisht......
Ndryshojnë rregullat për shërbimin taksi - Taksistët, kurs i detyruar përpara pajisjes me Dëshmi
Ndërsa biznesi i shërbimit taksi është zgjeruar ndjeshëm, sidomos në kryeqytet, qeveria ka vendosur rregulla të reja që synojnë të japin më shumë siguri për......
Bie kërkesa globale për naftë - IEA: Mbyllja e Hormuzit dhe çmimet e larta po ndikojnë në konsum
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) uli parashikimin e saj për kërkesën globale të naftës në vitin 2026, duke përmendur mbylljen e vazhdueshme të......
2026, viti më i keq i zjarreve në Evropë? - Janë djegur rreth 490 mijë hektarë
Zjarret kanë goditur Evropën këtë verë. Vetëm në Francë dhe Spanjë, më shumë se 320,000 njerëz ishin evakuuar deri në fund të korrikut. Zjarret vazhdojnë......
Sa do i kushtojë Evropës vera përvëluese? - Vlerësohet në 180 miliardë euro, sa rreth 1% të PBB
I nxehti i zgjatur që ka përfshirë Evropën këtë verë mund të “fshijë” një vit rritjeje ekonomike, sipas një studimi të publikuar nga Triodos Bank. Analiza......
Evropa shtyn zyrtarisht lejen e udhëtimit ETIAS - Pritej të niste në vitin 2027. Problemet teknike shkaktojnë pasiguri
Leja e udhëtimit e vonuar shumë në Evropë për vizitorët pa viza ka hasur në një tjetër pengesë, me Bashkimin Evropian që tani po shtyn për një kohë të......

