2 milionë euro nga pagat shkojnë për bashkitë - Akti normativ/ Dy rroga shpërblim për zjarrfikësit në 16 bashki
Qeveria ka akorduar një buxhet të konsiderueshëm për pushtetin vendor me ndryshimet në buxhet të bëra së fundmi, përmes aktit normativ. Kjo për shkak se një pjesë e madhe e bashkive vijojnë të kenë probleme financiare.
Kështu, referuar aktit normativ, bashkive do ti shkojnë 2 milionë euro të pjesës së taksave të ndara që i transferohen buxhetit vendor, si rrjedhojë e realizimit të lartë të tatimit mbi të ardhurat personale.
Kjo do të sjellë më shumë financim për buxhetin vendor, për të mundësuar ofrimin e më shumë shërbimeve publike për qytetarët.
Po ashtu, është rritur me rreth 1.5 milionë euro transferta e pakushtëzuar sektoriale për funksionin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, për të mbështetur bashkitë për dhënien e shpërblimit të punonjësve të angazhuar në shuarjen e zjarreve gjatë muajve të verës. Kështu, 16 bashkive në të cilat ka pasur intensitet të lartë dhe kohëzgjatje të zjarreve, iu akordohen fonde për dy paga shpërblim dhe bashkive të tjera u akordohen fonde për një pagë shpërblim për punonjësit e mbrojtjes nga zjarri. Në këtë mbështetje buxhetore nuk është përfshirë Bashkia Tiranë, për arsye se kjo bashki ka potenciale të mëdha fiskale për të gjeneruar të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore. Të ardhurat e Bashkisë Tiranë në tri vitet e fundit zënë mesatarisht rreth 58% të totalit të të ardhurave të 61 bashkive të vendit.
Qeveria ka vendosur gjithashtu rritjen me rreth 750 mijë euro si transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme për mbulimin e shpenzimeve të veprimtarive dhe të funksioneve për disa bashki që nuk kanë realizuar mjaftueshëm nivelin e të ardhurave, për të mos cenuar ofrimin e shërbimeve publike të domosdoshme.
Po ashtu 440 mijë euro shkojnë si transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet: arsim parashkollor; mbrojtje nga zjarri dhe shpëtimi. Këto fonde shtohen për disa bashki, në funksion të plotësimit të standardeve kombëtare për këto shërbime.
Nga ana tjetër janë pakësuar fondet në masën 4.7 millionë euro të financimit të huaj vendor për shkak të mosrealizimit të plotë deri në këtë periudhë.

Rritet fluksi i udhëtarëve në Portin e Durrësit - Janar-shtator, regjistrohen mbi 654 mijë pasagjerë
Porti i Durrësit vijon të mbetet porta kryesore e lëvizjes detare të udhëtarëve në vend. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Autoriteti Portual i......

Linda Rama: Çanta e globalizimit mbi shpinën e fëmijëve tanë
Ndjehem thellësisht e nderuar që jam mes jush sonte dhe, sinqerisht, jo plotësisht e bindur se e meritoj një hapësirë kaq të veçantë në një mbledhje kaq të......

Kina “parakalon” SHBA-në - Bëhet partneri më i madh tregtar i Gjermanisë në vitin 2025
Kina ka rimarrë vendin e parë si partneri më i madh tregtar i Gjermanisë gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025, duke tejkaluar Shtetet e Bashkuara, sipas......

A do presë Kosova azilkërkuesit e refuzuar nga Britania? - Kryeministri në detyrë Albin Kurti konfirmon nisjen e bisedimeve
Kosova është bërë vendi i parë që ka konfirmuar publikisht se po shqyrton mundësinë e ndërtimit të qendrave për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar nga......

Rama merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Londër!
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në punimet e Samitit vjetor të Procesit të Berlinit i cili mbahet në Londër me pjesëmarrjen e kryetarëve të......

Vijon paqëndrueshmëria në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?
Dollari amerikan ka pasur luhatje shumë të lehtë të kuotës këtë mëngjes në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 82.7 lekë dhe është shitur me......

Supermarketet greke, ndër më të lirat në Evropë Çmimet e produkteve, deri në 33% më të ulëta se në Gjermani
Çmimet në supermarketet greke mbeten më të ulëta krahasuar me vende si Franca, Anglia, Italia, Spanja, Portugalia, Gjermania dhe Rumania, sipas një studimi......

“Furnizimi global me metale të rralla, në rrezik” - Goldman Sachs ngre alarmin: Kina kontrollon pjesën dërrmuese të prodhimit
Banka investuese Goldman Sachs ka paralajmëruar për rreziqe gjithnjë e më të mëdha në zinxhirët globalë të furnizimit me metale të rralla dhe minerale......