Kosovë, ngërçi politik rrezikon projektet ekonomike - Konstituimi i Kuvendit dështon për herë të tetëmbëdhjetë
Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për herë të 18-të ka bllokuar formimin e institucioneve, duke dëmtuar projektet ekonomike në vend. Ekspertët paralajmërojnë pasoja serioze për ekonominë, investimet dhe partneritetin me BE-në.
Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës. As në seancën e 18 radhazi nuk kaloi procesi i votimit për të formuar Komisionin Zgjedhor, ku do të mundësohej votimi në mënyrë të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare.
Me 52 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim nuk kaloi procesi për formimin e këtij Komisioni. Seanca u ndërpre, për të vazhduar më 21 maj, në orën 11:00.
Banka Botërore tashmë ka paralajmëruar ngadalësim të zhvillimit ekonomik për këtë vit në Kosovë. Situatën pritet ta rëndojë edhe më shumë ngërçi politik në vend. Kjo pasi dhe shumë marrëveshje ndërkombëtare financiare kanë mbetur pa u miratuar gjatë legjislaturës së kaluar. Në mesin e tyre është edhe marrëveshja e financimit me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim.
Por si ndikon mosformimi i institucioneve në zhvillimin ekonomik të vendit? Pasojat janë serioze, paralajmërojnë burime nga Oda Ekonomike. Sipas tyre, moskonstituimi rrezikon ekonominë, investimet dhe reformat në vend.
“Këto pasoja nuk eliminohen brenda natës. Ne jemi shumë prapa për të realizuar reformat dhe me miratimin e shumë marrëveshjeve ndërkombëtare. Jemi prapa me themelimin e qeverisë, ndërkohë që biznesi ka nevojë për hartimin e politikave fiskale, veçanërisht për çështjen e energjisë elektrike,” thanë ata.
Edhe Aleanca e Bizneseve të Kosovës e sheh situatën me shqetësim të madh për efektet që sjell mosformimi i institucioneve. Zyrtarët e aleancës theksojnë se kjo do të ndikojë dukshëm dhe do të ketë pasoja të mëdha ekonomike dhe financiare. “Moskonstituimi dhe mosratifikimi i disa marrëveshjeve që kanë të bëjnë me mbështetjen e Kosovës, me vlerë mbi 1 miliard euro, është në rrezik, si pasojë e mungesës së një Kuvendi dhe qeverie funksionale”, shpjeguan ata.
“Në aspektin ekonomik, vendi nuk mund të ketë zhvillim pa një partneritet të mirëfilltë me Bashkimin Evropian. Vetë fakti që Kosova do të jetë e anashkaluar këtë vit nga Programi i Rritjes dhe Zhvillimit të Ballkanit Perëndimor është dëshmi e kësaj. Në këto rrethana, është e vështirë të mendohet për të tërhequr investitorët e huaj. Në aspektin social, përballemi me inflacion të lartë dhe kriza që po thellohen çdo ditë,” thonë analistët ekonomikë.
Sipas tyre, ndikimi do të ndihet edhe në aspektin politik, në agjendën e Këshillit të Evropës dhe anëtarësimin në institucione të ndryshme ndërkombëtare.
Sondazh

Pranvera nis mbarë për turizmin shqiptar/ Rreth 21.9% më shumë vizitorë dhe 30% më shumë netë qëndrime në Mars
Turizmi në Shqipëri duket se po shënon bilance gjithnjë e më pozitive, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vendet e rajonit, Europa dhe më gjerë.......

Kadastër e ullirit dhe vreshtit në Shqipëri - Regjistrohen mbi 13 mijë njësi ullishte si dhe 350 njësi vreshti
Vendi ynë do të ketë një kadastër të posaçme për ullirin dhe vreshtin. Në raportimin zyrtar të bërë nga Ministria e Bujqësisë, mbi punën e bërë gjatë këtij......

Përdorimi i gazit të lëngshëm natyror - Studimi i Albgaz identifikon 3 zonat që kanë potencial të lartë për konsum
Kompania shtetërore e gazit, Albgaz ka realizuar një studim për mundësinë e zhvillimit dhe përhapjes së përdorimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG), duke u......

Turizmi shqiptar drejt standardeve të reja - Këshilli Investimeve rekomandon formalizim të sektorit
Pas ndryshimeve në ligjin “Për Turizmin”, sektori i turizmit në Shqipëri ka hyrë në një fazë tranformimi. Ndryshimet synojnë të rrisin cilësinë e shërbimeve......

Britania, me rritjen më të madhe të G7 - Ekonomia britanike tejkalon pritshmëritë në tremujorin e parë të 2025
Ekonomia britakine u zgjerua me ritmin më të shpejtë krahasuar me vendet e G7. Kjo rritje erdhi kryesisht falë sektorit të shërbimeve, pavarësisht tensioneve......

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje
Tregtia e jashtme e Shqipërisë për muajin Prill të vitit 2025 sjell sërish sinjale negative në drejtim të eksporteve. Të dhënat e publikuara nga INSTAT......

Destinacionet më të mbipopulluara në Evropë - Ishulli grek dhe gadishulli kroat kryesojnë listën
Një raport i ri ka treguar se disa destinacione të vogla në Evropë po mbajnë peshën e turizmit masiv. Këto zona të Greqisë dhe Kroacisë kanë një raport të......

Dinamika e sipërmarrjes, Shqipëria sfidon trendin e BE/ Jemi ndër vendet me rritje të numrit të bizneseve në vitin 2025
Në një panoramë të re ekonomike për vitin 2025, të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat hedhin dritë mbi zhvillimet në sektorin e bizneseve në......