Shqipëria Postuar më 19 Maj 2025, 13:00

Turizmi shqiptar drejt standardeve të reja - Këshilli Investimeve rekomandon formalizim të sektorit

Nga Diamila Leka

Turizmi shqiptar drejt standardeve të reja - Këshilli Investimeve

Pas ndryshimeve në ligjin “Për Turizmin”, sektori i turizmit në Shqipëri ka hyrë në një fazë tranformimi. Ndryshimet synojnë të rrisin cilësinë e shërbimeve dhe të formalizojnë tregun e akomodimit, përmes klasifikimit më të detajuar të strukturave turistike dhe futjes së certifikatave të detyrueshme për individët që ofrojnë dhoma, vila apo apartamente me qira.

Tashmë, çdo subjekt që ofron shërbime akomodimi duhet të pajiset me certifikatë kualifikimi dhe certifikatë klasifikimi nga Ministria përkatëse, ndonëse regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit nuk është i detyrueshëm për ta.

Pjesë e kësaj reforme është edhe përmirësimi i sistemit të të dhënave në turizëm. Me ligjin e ri, raportimi i të dhënave do të kryhet nga institucionet publike dhe operatorët privatë, ndërsa është ngritur Komiteti i Statistikave të Turizmit, një strukturë e re koordinuese që do të udhëhiqet nga vetë Ministri i Turizmit. Por cilat janë të dhënat nga raporti i Këshillit të Investimeve për këtë sektor?

Rekomandimet e Këshillit të Investimeve theksojnë nevojën për standardizimin e cilësisë së shërbimit dhe strukturimin e statistikave të sektorit, si bazë për politika më të sakta dhe konkurrencë të ndershme në treg.

Nga këto masa pritet të përfitojnë mbi 20 mijë biznese të sektorit të akomodimit, duke përmirësuar pozitat e tyre në tregun turistik. Turizmi zë tashmë një peshë të rëndësishme në ekonominë kombëtare, duke kontribuar me 17% në aktivitetin ekonomik, 8.5% në PBB dhe duke përfshirë rreth 20% të fuqisë punëtore. Sektori përfaqëson rreth 15% të industrisë së shërbimeve në vend dhe tërheq mbi 7.5% të investimeve totale.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat