Britania, me rritjen më të madhe të G7 - Ekonomia britanike tejkalon pritshmëritë në tremujorin e parë të 2025
Ekonomia britakine u zgjerua me ritmin më të shpejtë krahasuar me vendet e G7. Kjo rritje erdhi kryesisht falë sektorit të shërbimeve, pavarësisht tensioneve tregtare që kanë lëkundur tregjet globale.
Ekonomia britanike u zgjerua me ritmin më të shpejtë në një vit gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, treguan shifrat zyrtare.
Zyra për Statistikat Kombëtare tha se ekonomia u rrit me 0.7% në tremujorin e parë të vitit në raport me tre muajt e fundit të vitit 2024, me sektorin dominues të shërbimeve si faktor kryesor.
Kjo shifër regjistron rritjen më të shpejtë midis Grupit të Shtatë vendeve kryesore industrial, ndërsa tregu parashikonte një zgjerim prej 0.6%. Ishte gjithashtu rritja më e madhe që nga tremujori i parë i vitit 2024.
Kreu i Thesarit, Rachel Reeves, vlerësoi shifrat dhe tha se zgjedhjet e bëra nga laburistët që kur u zgjodhën në korrikun e kaluar po fillonin të jepnin frytet e tyre.
Shumë analistë mendojnë se ekonomia ka të ngjarë të ngadalësohet në tremujorin e dytë të vitit, pjesërisht për shkak të pasigurisë globale të gjeneruar nga politikat tarifore të Presidentit amerikan Donald Trump.
Edhe pse shumica e tarifave u pezulluan për 90 ditë pas trazirave të tregut që pasuan, duke përfshirë tarifën bazë prej 10% të aplikuar për mallrat e Mbretërisë së Bashkuar që hyjnë në SHBA, ekonomia globale mbetet shumë e pasigurt, veçanërisht nëse lufta tregtare SHBA-Kinë vazhdon.
Megjithatë, një pjesë e këtyre tensioneve u reduktuan kur Trump dhe kryeministri britanik Keir Starmer përcaktuan veçmas detajet e një marrëveshjeje tregtare midis SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar. Edhe pse lideri amerikan mbajti tarifat bazë prej 10% për Mbretërinë e Bashkuar, ai ra dakord të ulë taksat mbi automjetet, çelikun dhe aluminin britanik.
Sondazh

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje
Tregtia e jashtme e Shqipërisë për muajin Prill të vitit 2025 sjell sërish sinjale negative në drejtim të eksporteve. Të dhënat e publikuara nga INSTAT......

Destinacionet më të mbipopulluara në Evropë - Ishulli grek dhe gadishulli kroat kryesojnë listën
Një raport i ri ka treguar se disa destinacione të vogla në Evropë po mbajnë peshën e turizmit masiv. Këto zona të Greqisë dhe Kroacisë kanë një raport të......

Dinamika e sipërmarrjes, Shqipëria sfidon trendin e BE/ Jemi ndër vendet me rritje të numrit të bizneseve në vitin 2025
Në një panoramë të re ekonomike për vitin 2025, të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat hedhin dritë mbi zhvillimet në sektorin e bizneseve në......

Britani-BE, synohet forcimi i marrëdhënieve - Kërkohet më shumë bashkëpunim për tregtinë dhe mbrojtjen
Britania e Madhe po kërkon të rivendosë marrëdhënie më të ngushta me Bashkimin Evropian që pas largimit nga blloku. Palët kërkojnë më shumë bashkëpunim në......

Zbatimi i rrjetit 5G, në çfarë faze jemi? - AKEP: Operatorët celularë po punojnë për shtimin e antenave të reja
Aktualisht, kompanitë celulare po punojnë për shtimin e antenave të reja dhe rritjen e mbulimit me rrjet dhe shërbime 5G. Menjëherë pas marrjes së......

INSTAT: 66% e të diplomuarve në arsimin e lartë janë femra - Biznesi dhe inxhinieria më të preferuarat nga studentët
Biznesi dhe inxhinieria mbeten ndër fushat më të preferuara të studimit për studentët shqiptarë që u diplomuan gjatë vitit akademik 2023-2024, sipas të......

Arsimi profesional në rritje për nxënësit dhe mësimdhënësit - Cilat janë rezultatet e 12 mujorit të fundit?
Në një përpjekje për të forcuar dhe modernizuar arsimin profesional në vend, programi kombëtar “Arsimi i mesëm profesional” ka shënuar një vit të suksesshëm......

“Resorti në Sazan po dizenjohet”, investimi 1.4 mld dollarë - Jared Kushner: Po tërheqim disa nga markat më të mëdha në botë
Projekti për kthimin e ishullit të Sazanit në një vend ku do të pushtohet nga turistët nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump,......