Shqipëria Postuar më 19 Maj 2025, 13:01

Përdorimi i gazit të lëngshëm natyror - Studimi i Albgaz identifikon 3 zonat që kanë potencial të lartë për konsum

Nga Ola Mitre

Përdorimi i gazit të lëngshëm natyror - Studimi i Albgaz

Kompania shtetërore e gazit, Albgaz ka realizuar një studim për mundësinë e zhvillimit dhe përhapjes së përdorimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG), duke u fokusuar në ngritjen e kapaciteteve dhe për të justifikuar investimet në infrastrukturë. Ky studim ka përfshirë identifikimin e zonave kyçe që kanë një potencial të lartë për konsumimin e gazit dhe për të siguruar një kthim të justifikuar për kostot e ndërtimit të linjave të transmetimit të gazit natyror.

Studimi ka identifikuar 3 zona për konsum të lartë të gazit. E para është Rajoni i Vlorës, ku konsumatorët kryesorë do të jenë Termocentrali (TEC) i Vlorës, i cili është një përdorues i madh i energjisë, si dhe TEDA Vlorë dhe një grup klientësh industrialë dhe biznesesh të mesme dhe të vogla. Kjo zonë është vlerësuar si një mundësi investimi për zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme për shpërndarjen e gazit natyror, me projekte tashmë të planifikuara për tërheqjen e investitorëve dhe zhvillimin e një rrjeti të fuqishëm të gazit.

Korça dhe partneriteti me SOCAR është zona e dytë, sipas studimit të realizuar. Ky projekt ka si qëllim të rrisë përdorimin e gazit natyror dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të rajonit, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me gaz për industrinë lokale dhe konsumatorët në këtë zonë.

Ndërkohë që, zona e tretë përfshin Durrësin dhe Tiranën, që vlerësohet se janë qendra të rëndësishme industriale dhe ekonomike e ku aktivitetet e biznesit dhe prodhimi janë zhvilluar me shpejtësi dhe kërkojnë furnizim të qëndrueshëm me energji. Zhvillimi i infrastrukturës përgjatë autostradës “Durrës-Tiranë” do të ndihmojë në lidhjen e këtyre dy qyteteve me rrjetin e shpërndarjes së gazit, duke e bërë më të lehtë për bizneset dhe industrinë lokale të aksesojnë burimet e gazit natyror dhe të ulë kostot e energjisë.

Studimi përmend edhe Elbasani, për shkak të industrisë së përpunimit të metaleve, si një nga sektorët kyç që kërkon sasi të mëdha energjie.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat