Pranvera nis mbarë për turizmin shqiptar/ Rreth 21.9% më shumë vizitorë dhe 30% më shumë netë qëndrime në Mars

Turizmi në Shqipëri duket se po shënon bilance gjithnjë e më pozitive, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vendet e rajonit, Europa dhe më gjerë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në muajin mars 2025, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netëve të qëndrimit, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Numri total i vizitorëve në Shqipëri u rrit me 21.9%, duke e çuar në 86,839 numrin e vizitorëve, si vendas, ashtu edhe të huaj. Vizitorët rezidentë u rritën me 13.9%, ndërsa ata të huaj me 27.3%. Sa i përket netëve të qëndrimit, të dhënat tregojnë një rritje totale prej 30.8%.
Për këtë sezon, të dhënat tregojnë se turistët kanë preferuar zonat jo-bregdetare dhe hotelet në afërsi të tyre, të cilat kanë shënuar një rritje prej 27.6%. Statistikat tregojnë se rajoni qendror ka pritur numrin më të madh të turistëve, me 61,618 vizitorë gjatë muajit mars. Pas tij renditet rajoni verior me 13,250 vizitorë , ndërsa rajoni jugor ka arritur në 11,971 vizitorë gjatë këtij muaji duke qënë më pak I frekuentuari për këtë muaj.
Ndër turistët jo-rezidentë që zgjodhën Shqipërinë si destinacion, Italia zuri vendin e parë me 23% të vizitorëve, duke shënuar një rritje edhe krahasuar me muajin e kaluar. Pas Italisë, renditen Kosova me 15%, Gjermania me 10%, si dhe Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, që kontribuan respektivisht me 3% dhe 7% të turistëve në këtë periudhë.
Një tjetër trend i rëndësishëm është rritja e vizitorëve nga vende të tjera europiane, të cilët përbënin 42% të totalit të turistëve të huaj. INSTAT njofton gjithashtu se norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 18.4%, duke shënuar një rritje të lehtë nga 17.3% në mars 2024.
Live TV
Në nëntor Shqipëria pjesë e pagesave të shpejta TIPS, Guvernatori Sejko: Fitojmë kohë dhe para
Në muajin nëntor Shqipëria hedh hapin e fundit në integrimin e plotë në sistemin europian të pagesave. Këtë e bëri të ditur Guvernatori i Bankës së......
Gjenova, firmoset themelimi i "Fincantieri Albania", Nufi: Hap i rëndësishëm për industrinë detare shqiptare
Në Gjenova të Italisë, në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë FINCANTIERI, u hodh një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit strategjik mes......
Avioni i parë zjarrfikës nis punën për shuarjen e zjarreve/ Rama: Më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë
Prej afro 48 orësh, flakët vijojnë të përpijnë sipërfaqe të mëdha me pyll me pisha në fshatin Ribaj të Mallakastrës. Zjarri, i cili ka nisur që në mëngjesin......
63 milionë euro taksë pasurie në buxhetin e bashkive/ Himara dhe Cërriku kryesojnë rritjen në gjysmën e parë të vitit
Të ardhurat e pushtetit vendor po njohin një rritje të fortë, duke reflektuar shtimin e arkëtimeve nga taksat dhe tarifat vendore që paguajnë qytetarët dhe......

