Kadastër e ullirit dhe vreshtit në Shqipëri - Regjistrohen mbi 13 mijë njësi ullishte si dhe 350 njësi vreshti
Vendi ynë do të ketë një kadastër të posaçme për ullirin dhe vreshtin. Në raportimin zyrtar të bërë nga Ministria e Bujqësisë, mbi punën e bërë gjatë këtij viti, thuhet se për programin “Krijimi i Kadastrës së Ullirit”, deri në Gusht është siguruar informacioni paraprak për zonat e kultivuara me ullishte në njësitë administrative të bashkisë Fier, Mallakastër, Patos, Lushnjë të qarkut Fier, si dhe në bashkinë Çorovodë të qarkut Berat, për rreth 13 000 njësi ullishte.
Ndërkohë që në mbyllje të vitit rezulton se janë regjistruar në total 13 857 njësi ulliri, për të cilat Ministria e Bujqësisë tashmë ka një informacion të plotë se sa vjeçare janë, prodhimtarinë e tyre, etj.
Po ashtu, për programin “Përditësimi i Kadastrës së vreshtit”, në nisje të vitit ishte përgatitur dhe miratuar programi me objektivat, rezultatet e pritshme, shpenzimet e planifikuara, si dhe grafiku i aktiviteteve për realizimin e objektivave të planifikuar.
Deri në muajin Gusht, është siguruar informacioni paraprak për zonat e kultivuara me vreshta të reja, vreshta të shkulura, si dhe parcela me vreshta mbi 500m2 në bashkinë: Kuçovë dhe Çorovodë. Po ashtu është realizuar trajnimi me 60 specialistë në Sektorët e Ekstensionit Bujqësor në qarkun Berat, Kukës, Durrës dhe Fier me objekt “Informimi me Ligjin Nr. 86/22 Për “Vreshtarinë dhe verën” si dhe aktet nënligjore””, për detyrimet dhe përgjegjësitë që kanë SEB-et në zbatimin e këtij ligji. Deri dhjetor 2024 raportohet se janë regjistruar rreth 350 njësi vreshti.
Sektori i ullirit dhe vreshtaria janë ndër më premtuesit në bujqësi për nga interesi dhe të ardhurat që krijojnë për fermerët.
Sondazh

Përdorimi i gazit të lëngshëm natyror - Studimi i Albgaz identifikon 3 zonat që kanë potencial të lartë për konsum
Kompania shtetërore e gazit, Albgaz ka realizuar një studim për mundësinë e zhvillimit dhe përhapjes së përdorimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG), duke u......

Turizmi shqiptar drejt standardeve të reja - Këshilli Investimeve rekomandon formalizim të sektorit
Pas ndryshimeve në ligjin “Për Turizmin”, sektori i turizmit në Shqipëri ka hyrë në një fazë tranformimi. Ndryshimet synojnë të rrisin cilësinë e shërbimeve......

Britania, me rritjen më të madhe të G7 - Ekonomia britanike tejkalon pritshmëritë në tremujorin e parë të 2025
Ekonomia britakine u zgjerua me ritmin më të shpejtë krahasuar me vendet e G7. Kjo rritje erdhi kryesisht falë sektorit të shërbimeve, pavarësisht tensioneve......

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje
Tregtia e jashtme e Shqipërisë për muajin Prill të vitit 2025 sjell sërish sinjale negative në drejtim të eksporteve. Të dhënat e publikuara nga INSTAT......

Destinacionet më të mbipopulluara në Evropë - Ishulli grek dhe gadishulli kroat kryesojnë listën
Një raport i ri ka treguar se disa destinacione të vogla në Evropë po mbajnë peshën e turizmit masiv. Këto zona të Greqisë dhe Kroacisë kanë një raport të......

Dinamika e sipërmarrjes, Shqipëria sfidon trendin e BE/ Jemi ndër vendet me rritje të numrit të bizneseve në vitin 2025
Në një panoramë të re ekonomike për vitin 2025, të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat hedhin dritë mbi zhvillimet në sektorin e bizneseve në......

Britani-BE, synohet forcimi i marrëdhënieve - Kërkohet më shumë bashkëpunim për tregtinë dhe mbrojtjen
Britania e Madhe po kërkon të rivendosë marrëdhënie më të ngushta me Bashkimin Evropian që pas largimit nga blloku. Palët kërkojnë më shumë bashkëpunim në......

Zbatimi i rrjetit 5G, në çfarë faze jemi? - AKEP: Operatorët celularë po punojnë për shtimin e antenave të reja
Aktualisht, kompanitë celulare po punojnë për shtimin e antenave të reja dhe rritjen e mbulimit me rrjet dhe shërbime 5G. Menjëherë pas marrjes së......