Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje
Tregtia e jashtme e Shqipërisë për muajin Prill të vitit 2025 sjell sërish sinjale negative në drejtim të eksporteve. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në Prill 2025, eksportet e mallrave ranë në 33 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 4.1% krahasuar me Prillin 2024 dhe 5% më pak se në Mars. Importet, ndërkohë, u rritën lehtë me 0.4% në terma vjetorë, duke kapur vlerën 76 miliardë lekë. Si rezultat, deficiti tregtar arriti në 43 miliardë lekë, me një rritje prej 4.3% krahasuar me një vit më parë.
Megjithatë, panorama për katërmujorin e parë të vitit mbetet më e qëndrueshme, eksportet janë rritur me 2.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa importet janë ulur me 2.5%. Kjo ka bërë që deficiti tregtar të ngushtohet me 6.5%, duke zbritur në 144 miliardë lekë.
Sa i përket ndryshimit vjetor të grupeve kryesore në drejtim të eksporteve, në Prill rënien më të madhe e kanë regjistruar materialet e ndërtimit, lëkurë e artikuj prej tyre dhe produktet kimike.
Ndërkohë, nga ana tjetër, sa i përket importeve shohim se rënien më të madhe e kanë tekstilet dhe këpucët, pasuar nga, makinerite dhe pjesët e këmbimit. Prodhimet e drurit dhe letrës kanë rritjen më të madhe.
Në planin e tregtisë sipas vendeve, Kosova është partneri me rritjen më të madhe të eksporteve, me një rritje mbresëlënëse prej 87.1% në Prill dhe 81% në katërmujor. Pas saj renditen Greqia dhe Gjermania. Në të kundërt, eksportet drejt Italisë, Spanjës dhe Kinës kanë pësuar rënie të ndjeshme.
Italia mbetet partneri kryesor tregtar me 25.8% të shkëmbimeve në Prill, ndjekur nga Kina me 8.9% dhe Turqia me 7.9%.

Destinacionet më të mbipopulluara në Evropë - Ishulli grek dhe gadishulli kroat kryesojnë listën
Një raport i ri ka treguar se disa destinacione të vogla në Evropë po mbajnë peshën e turizmit masiv. Këto zona të Greqisë dhe Kroacisë kanë një raport të......

Dinamika e sipërmarrjes, Shqipëria sfidon trendin e BE/ Jemi ndër vendet me rritje të numrit të bizneseve në vitin 2025
Në një panoramë të re ekonomike për vitin 2025, të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat hedhin dritë mbi zhvillimet në sektorin e bizneseve në......

Britani-BE, synohet forcimi i marrëdhënieve - Kërkohet më shumë bashkëpunim për tregtinë dhe mbrojtjen
Britania e Madhe po kërkon të rivendosë marrëdhënie më të ngushta me Bashkimin Evropian që pas largimit nga blloku. Palët kërkojnë më shumë bashkëpunim në......

Zbatimi i rrjetit 5G, në çfarë faze jemi? - AKEP: Operatorët celularë po punojnë për shtimin e antenave të reja
Aktualisht, kompanitë celulare po punojnë për shtimin e antenave të reja dhe rritjen e mbulimit me rrjet dhe shërbime 5G. Menjëherë pas marrjes së......

INSTAT: 66% e të diplomuarve në arsimin e lartë janë femra - Biznesi dhe inxhinieria më të preferuarat nga studentët
Biznesi dhe inxhinieria mbeten ndër fushat më të preferuara të studimit për studentët shqiptarë që u diplomuan gjatë vitit akademik 2023-2024, sipas të......

Arsimi profesional në rritje për nxënësit dhe mësimdhënësit - Cilat janë rezultatet e 12 mujorit të fundit?
Në një përpjekje për të forcuar dhe modernizuar arsimin profesional në vend, programi kombëtar “Arsimi i mesëm profesional” ka shënuar një vit të suksesshëm......

“Resorti në Sazan po dizenjohet”, investimi 1.4 mld dollarë - Jared Kushner: Po tërheqim disa nga markat më të mëdha në botë
Projekti për kthimin e ishullit të Sazanit në një vend ku do të pushtohet nga turistët nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donald Trump,......

Bisedime BE-SHBA në Romë - Palët diskutojnë mbi tregtinë, Ukrainën dhe mbrojtjen
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara mbajtën bisedime në Romë, ku temat kryesore ishin tregtia, mbrojtja dhe lufta në Ukrainë. Von......