Europa Postuar më 19 Maj 2025, 11:54

Destinacionet më të mbipopulluara në Evropë - Ishulli grek dhe gadishulli kroat kryesojnë listën

Nga Kristi Ceta

Destinacionet më të mbipopulluara në Evropë - Ishulli grek

Një raport i ri ka treguar se disa destinacione të vogla në Evropë po mbajnë peshën e turizmit masiv. Këto zona të Greqisë dhe Kroacisë kanë një raport të lartë vizitorësh për banor, duke shkaktuar probleme me strehimin dhe infrastrukturën.

Me sezonin e pushimeve verore që po afron, destinacionet e njohura turistike po përgatiten për fluksin e vizitorëve. Shumë vende të njohura tani shndërrohen në sinonime të mbiturizmit, si Venecia, Barcelona dhe Amsterdami.

Por një raport i ri nga Which? Travel sugjeron se ka edhe destinacione më të vogla në Evropë që po mbajnë barrën e turizmit masiv.

Hulumtimi i ri analizoi ndikimin e mbiturizmit përmes tre metrikave të ndryshme, bazuar në shifrat e Komisionit Evropian. Përvec totalit të netëqëndrimeve, u shqyrtua dendësia e turistëve për kilometër katror dhe numri i tyre në raport me banorët. Shifra e fundit nxori në pah disa destinacione për të cilat udhëtarët mund të mos jenë të vetëdijshëm se po vuajnë nga presionet e turizmit masiv.

Zakinthos kryesoi listën me një raport marramendës 150 me 1 të vizitorëve ndaj banorëve. Ishulli grek reklamohet si një vendpushim i mrekullueshëm, ku ka ende shumë zona të egra dhe të pazbuluara. Por të dhënat paraqesin një këndvështrim tjetër, atë të një destinacioni që përballet me rritjen e kostove të strehimit, dëmtimin e mjedisit dhe një probleme në infrastrukturën lokale gjatë periudhave të pikut.

“Po bëhet më e vështirë për banorët të jetojnë rehat këtu gjatë gjithë vitit. Qiratë janë të larta dhe trafiku është konstant gjatë verës”, tha një qytetar vendas.

Destinacioni që u rendit i dyti për raportin e turistëve me banorët është gjithashtu një vend që udhëtarët mund të mos e shoqërojnë menjëherë me mbiturizmin.

Gadishulli i Istrias në Kroaci po vuan presionin e 133,467 vizitorëve për 1,000 vendas, pavarësisht se shpesh quhet 'sekreti më i ruajtur' i vendit.

Ndërsa vendi i tretë i kësaj liste është i njohur për luftën e tij me mbiturizmin. Në Fuerteventura, në Ishujt Kanarie, vizitorët i tejkalojnë banorët në raportin 120 me 1, sipas studimit.

Pavarësisht dhjetëra protestave kundër turizmit masiv verën e kaluar, arkipelagu priti më shumë se 1.55 milionë vizitorë të huaj në mars 2025, një shifër rekord dhe 0.9 përqind më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ndërsa lista e destinacioneve me dendësinë më të lartë turistike nuk shfaq surpriza në vendet e para. Parisi pret një numër marramendës prej 418,280 vizitorësh për kilometër katror, ​​duke e tejkaluar ndjeshëm Athinën në vendin e dytë me 88,535 dhe Kopenhagën me 63,944.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat