“Ndikimi i tarifave, më i lartë se rimëkëmbja gjermane” - FMN ul parashikimet për eurozonën për shkak të pasigurive tregtare
Shpenzimet më të larta gjermane për infrastrukturën do të nxisin rritjen ekonomike të Evropës në vitet e ardhshme, por jo aq sa të tejkalojnë ndikimin e pritshëm nga tarifat e SHBA-së, sipas kreut të departamentit evropian në Fondin Monetar Ndërkombëtar.
FMN javën e kaluar uli perspektivën e ekonomisë për zonën e euros, duke tkurrur gjithashtu vlerësimet për SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë vende aziatike për shkak të politikës së paqëndrueshme tarifore të Presidentit Donald Trump.
Ndikimi negativ i tarifave do të kompensohet pak nga projektligji i fundit i shpenzimeve për infrastrukturën gjermane, që do të nxisë rritjen në eurozonë gjatë këtyre dy viteve, sipas Fondit.
Përjashtimet e miratuara nga rregullat e borxhit të Gjermanisë kanë zhbllokuar shpenzime më të larta për mbrojtjen dhe kanë mundësuar krijimin e një fondi prej 500 miliardë eurosh për infrastrukturën dhe klimën. Ky veprim është përshkruar nga ekonomistët si një "ndryshues i mundshëm i lojës" për ekonominë e ngadaltë gjermane, më e madhja në zonën e euros.
Megjithatë, optimizmi është tronditur nga tarifat e SHBA-së, që priten të ulin rritjen globale dhe flukset tregtare.
Disa politikëbërës në Bankën Qendrore Evropiane thanë javën e kaluar se, ndërsa rruga e inflacionit dukej pozitive, me tarifat që potencialisht do ta ulnin më tej inflacionin në bllok, perspektiva e tyre më e gjerë ishte dukshëm më e pasigurt.
Fondi Monetar theksoi se BQE duhet të ulë normat e interesit vetëm një herë tjetër këtë vit, me një të katërtën e pikës përqindjeje, pavarësisht rreziqeve të rritjes.
Banka Qendrore deri më tani i ka ulur normat shtatë herë, duke filluar nga qershori 2024. Lëvizja e saj më e fundit në prill e çoi normën kryesore, në 2.25%. “Ne kemi një rekomandim shumë të qartë për BQE-në. Ajo që pamë deri më tani është një sukses i madh në përpjekjet për uljen e inflacionit dhe politika monetare ka funksionuar... kështu që presim të arrijmë në mënyrë të qëndrueshme objektivin e inflacionit prej 2% në gjysmën e dytë të vitit 2025. Rekomandimi ynë është se ka vend për një ulje tjetër prej 25 pikësh bazë, në verë, dhe më pas BQE duhet ta mbajë atë normë politike prej 2%, përveç rasteve kur mund të ketë tronditje të mëdha dhe nevojitet rikalibrimi i politikës monetare,” thonë burime nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Sondazh

Adoleshentet kodojnë 4 herë më shumë se meshkujt/ Eurostat: Femrat shqiptare renditen të parat në rajon
Eurostat ka publikuar së fundmi një raport mbi përdorimin e pajisjeve dhe aftësive të ndryshme digjitale nga adoleshentët e grupmoshës 16-19 vjeç. Sipas......

Burokracia, “plagë” e ekonomisë gjermane - U kushton bizneseve të vogla e të mesme mbi 61 miliardë euro në vit
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Gjermani shpenzojnë 61 miliardë euro në vit vetëm për shkak të burokracisë, sipas bankës gjermane të zhvillimit KfW. Në......

“Ekonomia shqiptare do të rritet 3.2% këtë vit” - BB: Nuk “preket” nga pasiguria e politikave tregtare globale
Ekonomia e Shqipërisë parashikohet të rritet me 3,2% në vitin 2025 dhe 3,1% në 2026, pavarësisht pasigurisë së politikave tregtare globale dhe ndryshimeve që......

Kapaciteti global i erës, rekord në vitin 2024 - Kina dominon sektorin, me pothuajse gjysmën e totalit botëror
Raporti i Këshillit Global të Energjisë së Erës tregoi se kapaciteti i ri arriti një rekord në vitin 2024 për herë të dytë radhazi, pas dy vitesh rënieje.......

Udhëtimi me tren, kompensime për pasagjerët - Kostot për Shqipërinë, Komuniteti i Transportit: Duhen ligje e organe të posaçme
Teksa Shqipëria po zhvillon disa projekte hekurudhore, Komuniteti i Transporit kërkon transpozimin e legjislacionit evropian dhe ngritjen e strukturave......

Policia e Shtetit, me mjete të reja - Hapet tenderi 450 milionë lekë për flotën e re
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur hapjen e tenderit me objekt marrje mjetesh rrugore me qira për Policinë e Shtetit, ndarë në dy lote: marrje......

Sa kohë nevojitet për të shitur një pronë? - BSH: Çmimet e banesave, “në stratosferë”. Rriten edhe qiratë
Çmimet e shitjes së banesave, apo të dhënies me qira të tyre, janë rritur në mënyrë të konsiderueshme në periudhën korrik-dhjetor 2024. Sipas Raportit të......

Bimët mjekësore, 300 euro për fermer - 30% e prodhimit vjetor dorëzohet me faturë në pikat e grumbullimit
Qeveria do të mbështesë kultivimin e bimëve mjekësore në vend si një indutri e cila punëson mijëra banorë të zonave rurale si dhe ka kërkesë të lartë për......