Bota Postuar më 28 Prill 2025, 11:40

Kapaciteti global i erës, rekord në vitin 2024 - Kina dominon sektorin, me pothuajse gjysmën e totalit botëror

Nga Kristi Ceta

Kapaciteti global i erës, rekord në vitin 2024 - Kina dominon

Raporti i Këshillit Global të Energjisë së Erës tregoi se kapaciteti i ri arriti një rekord në vitin 2024 për herë të dytë radhazi, pas dy vitesh rënieje. Shtesat arritën në 117 GW, krahasuar me 116.6 GW në vitin 2023. Kapaciteti global i energjisë së erës u rrit në 1.14 TW, sipas të dhënave.

Në perspektivën e re, kapacitetet e reja totale të këtij viti parashikohen të jenë 138.2 GW, duke u rritur çdo vit për të arritur një shifër marramendëse prej 194.1 GW në vitin 2030.

Këshilli Global paralajmëroi për rritjen e paqëndrueshmërisë së politikave në disa tregje dhe vuri në dukje nevojën për të përmirësuar mekanizmat e lejeve, transmetimit në rrjet dhe ankandeve për të mbajtur ritmin me trendin global për elektrifikimin. Kjo do të ndihmonte në përmbushjen e ambicieve për të trefishuar kapacitetin e energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030.

Këshilli theksoi se shifrat kryesore maskojnë pabarazi të mëdha, me pjesën më të madhe të instalimeve që po zhvillohen në një numër të vogël tregjesh kryesore.

Instalime të reja u regjistruan në 55 vende. Kina ruajti dominimin e saj absolut, duke shtuar 79.8 GW, që përkthehet në 68.2% të totalit. Për më tepër, në fund të dhjetorit, vendi kishte 521 GW energji eolike ose një shifër marramendëse prej 45.8% të kapacitetit global.

Në shkallë globale, Shtetet e Bashkuara renditen të distancuara në vendin e dytë, me 4.1 GW, si dhe kapacitetin e përgjithshëm 154.3 GW. Tre vendet e mëposhtme janë Gjermania (4 GW), India (3.4 GW) dhe Brazili (3.3 GW), që tejkaluan Spanjën.

Instalimet e reja të Evropës pësuan një rënie të lehtë në vitin 2024, me 13.8 GW, nga 14.5 GW vitin e kaluar. Kapaciteti i përgjithshëm u rrit në 251 GW. Rajoni përfshin Turqinë, që shënoi rritje me 1.31 GW dhe arriti 13.7 GW. Vendi përbënte 1.1% të të gjithë kapacitetit të ri vitin e kaluar, duke u vendosur në dhjetë pozicionet e para në këtë kategori.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 28 Prill Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën në vlera të qëndrueshme në raport me luhatjet e vazhdueshme që pësoi javën që lamë pas duke u blerë sot me 86.5 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat