Adoleshentet kodojnë 4 herë më shumë se meshkujt/ Eurostat: Femrat shqiptare renditen të parat në rajon

Eurostat ka publikuar së fundmi një raport mbi përdorimin e pajisjeve dhe aftësive të ndryshme digjitale nga adoleshentët e grupmoshës 16-19 vjeç.
Sipas këtij raporti, në vitin 2023 vajzat e moshës 16-19 vjeç në Bashkimin Europian treguan nivele më të larta të aftësive në krijimin e përmbajtjes dixhitale sesa popullata e përgjithshme. Në tre muajt para zhvillimit të anketës, shumica e vajzave në këtë grupmoshë kishin kryer aktivitete të ndryshme digjitale.
Gjithashtu, u vu re se djemtë ishin më të zotë në kodimin e programeve, ndërsa vajzat spikasnin më shumë në editimin e fotove dhe videove.
Po si paraqitet Shqipëria në këto të dhëna?
Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, në Shqipëri vetëm 11.45% e personave të grupmoshës 16-19 vjeç kanë aftësi në kodimin e programeve. Ajo që bie në sy është fakti se vajzat rezultojnë dukshëm më të afta në këtë fushë, ku 19.7% e vajzave të kësaj moshe merren me programim, krahasuar me vetëm 4.84% të djemve.
Në krahasim me statistikat e vitit 2021, numri i vajzave shqiptare që merren me programim është katërfishuar, ndërsa tek djemtë është shënuar vetëm një rritje e lehtë.
Nëse e krahasojmë Shqipërinë me rajonin, vajzat shqiptare renditen ndër më të mirat, ku pas tyre menjëherë vijnë Malit i Zi dhe Serbia. Ndërkohë, djemtë shqiptarë ndodhen në vendin e fundit. Gjithashtu në rang kontinenti vajzat renditen në 5 vendet e para.
Nga ana tjetër, shteti që ka përqindjen më të lartë të vajzave që programojnë në Europë është Malta, me 23.33%. Ndërsa për djemtë, vendin e parë e mban Austria, ku 33% e djemve të moshës 16-19 vjeç merren me programim.
Live TV
Praktikat e punës, Salla: 85 të rinj i bashkohen Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve vartëse
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se 85 të rinj janë pranuar këtë vit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe......
Trump nënshkruan marrëveshjen e sigurisë me Groenlandën, SHBA zgjeron praninë ushtarake
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një marrëveshje të re sigurie për Groenlandën me Danimarkën dhe territorin ishullor. Trump, kryeministrja......
Bisedimet e BE-së për buxhetin, negociatat kanë ngecur, rreziku për bllokim mbetet i lartë
Ministrat e çështjeve evropiane u takuan në Bruksel të martën për një raund tjetër negociatash mbi buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së. Pavarësisht një......
New York, Albin Kurti takon shefen e FMN-së: Kosova po shënon rritje ekonomike 4-5%
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në New York në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së......

