“Ekonomia shqiptare do të rritet 3.2% këtë vit” - BB: Nuk “preket” nga pasiguria e politikave tregtare globale
Ekonomia e Shqipërisë parashikohet të rritet me 3,2% në vitin 2025 dhe 3,1% në 2026, pavarësisht pasigurisë së politikave tregtare globale dhe ndryshimeve që po ndodhin në perspektivën globale”. Sipas raportit të pranverës, të publikuar nga Banka Botërore, kjo rritje ekonomike e parashikuar ka gjasa të ndikojë në uljen e varfërisë në vendin tonë, teksa do të mbështetet nga rritja e konsumit, investimeve dhe të ardhurave nga turizmi.
Ndërkohë, sipas menaxherit në detyrë të Bankës Botërore për Shqipërinë Richard Record “për të mbështetur qëndrueshmërinë e rritjes së saj ekonomike, Shqipëria duhet të vazhdojë zbatimin e reformave që synojnë rritjen e produktivitetit, përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe ndërtimin e një shteti digjital, duke u integruar më tej me vendet fqinje dhe Bashkimin Evropian”.
Paralelisht, Banka Botërore bën me dije se rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor parashikohet të ngadalësohet me ritëm të moderuar në vitin 2025, për shkak të kërkesës së jashtme më të ulët si dhe pasigurisë ekonomike të krijuar si rezultat i ndryshimeve që po ndodhin në politikat tregtare globale.
Pasiguria në tregtinë globale ka gjasë të prekë Ballkanin Perëndimor, kryesisht si rrjedhojë e ngadalësimit të aktivitetit ekonomik në zonën e euros. Ky ngadalësim mund të pakësojë tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe investimet dhe dërgesat të cilat mund të ndikojnë në besimin e bizneseve dhe të konsumatorëve”, - thuhet në Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor.
Raporti sugjeron se strategjitë më efikase për ruajtjen e stabilitetit ekonomik gjatë periudhave të pasigurisë ekonomike janë diversifikimi i burimeve të rritjes dhe rinovimi i agjendës së reformave strukturore. Masat kryesore përfshijnë eliminimin e barrierave në tregun e punës, përfshirë ato që prekin grate, forcimin e integrimit ekonomik rajonal, përmirësimin e standardeve të qeverisjes dhe rritjen e konkurrencës në treg. Veç kësaj, përshpejtimi i zbatimit të reformave të anëtarësimit në BE nga vendet e Ballkanit Perëndimor –siç janë anëtarësimi në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe futja e “korsive të gjelbra” për të përmirësuar tregtinë ndërkufitare, mund të nxisin rritjen e mëtejshme të besimit të biznesit, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës.
Sondazh

Kapaciteti global i erës, rekord në vitin 2024 - Kina dominon sektorin, me pothuajse gjysmën e totalit botëror
Raporti i Këshillit Global të Energjisë së Erës tregoi se kapaciteti i ri arriti një rekord në vitin 2024 për herë të dytë radhazi, pas dy vitesh rënieje.......

Udhëtimi me tren, kompensime për pasagjerët - Kostot për Shqipërinë, Komuniteti i Transportit: Duhen ligje e organe të posaçme
Teksa Shqipëria po zhvillon disa projekte hekurudhore, Komuniteti i Transporit kërkon transpozimin e legjislacionit evropian dhe ngritjen e strukturave......

Policia e Shtetit, me mjete të reja - Hapet tenderi 450 milionë lekë për flotën e re
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur hapjen e tenderit me objekt marrje mjetesh rrugore me qira për Policinë e Shtetit, ndarë në dy lote: marrje......

Sa kohë nevojitet për të shitur një pronë? - BSH: Çmimet e banesave, “në stratosferë”. Rriten edhe qiratë
Çmimet e shitjes së banesave, apo të dhënies me qira të tyre, janë rritur në mënyrë të konsiderueshme në periudhën korrik-dhjetor 2024. Sipas Raportit të......

Bimët mjekësore, 300 euro për fermer - 30% e prodhimit vjetor dorëzohet me faturë në pikat e grumbullimit
Qeveria do të mbështesë kultivimin e bimëve mjekësore në vend si një indutri e cila punëson mijëra banorë të zonave rurale si dhe ka kërkesë të lartë për......

Ari “ndal” rritjen - “Zbutja” e tensioneve tregtare globale redukton vlerën e metalit
Ari ra ndjeshëm nga një nivel rekord gjatë javës së kaluar, ndërsa ndjenja e rrezikut u zbeh pas tonit të zbutur të Donald Trump mbi tarifat e Kinës. Ndërsa......

Mashtroi qindra qytetarë me llogaritë bankare - Operacioni policor kundër krimit kibernetik. Arrestohet 23-vjeçari nga Franca
Iu dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën në vlera të qëndrueshme në raport me luhatjet e vazhdueshme që pësoi javën që lamë pas duke u blerë sot me 86.5 lekë dhe......