Bimët mjekësore, 300 euro për fermer - 30% e prodhimit vjetor dorëzohet me faturë në pikat e grumbullimit
Qeveria do të mbështesë kultivimin e bimëve mjekësore në vend si një indutri e cila punëson mijëra banorë të zonave rurale si dhe ka kërkesë të lartë për eksport, ku mbi 90% vjen nga tregu amerikan.
Konkretisht aplikimet për të përfituar subvencion për mbjelljen e tyre do të jenë të hapura deri më 30 Maj.
Pagesa për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike jepet në vlerën deri në 30 mijë lekë/ha, për fermer/aplikant me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha.
Për sipërfaqen mbi 10 (dhjetë) ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “Grup fermerësh” ose “SHBB”.
Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie/bashkimi të anëtarëve të grupit të fermerëve, e cila ngarkohet në sistem në momentin e aplikimit. Në marrëveshje përcaktohet sipërfaqja totale dhe e mbjellë/që do të mbillet për çdo anëtar dhe si grup, si dhe përfaqësuesi i grupit/subjektit që bën aplikimin;
Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë kontratë për shitjen e bimëve mjekësore e aromatike, midis grupit të fermerëve dhe një subjekti të licencuar grumbullues/përpunues të bimëve mjekësore e aromatike.
Kontrata parashikon që sasia e bimëve mjekësore e aromatike të shitura të jetë jo më pak se 30% e prodhimit që realizon grupi ( bazuar në rendimentin mesatar në shkallë qarku me referencë të dhënat e INSAT-it).
Çdo anëtar i grupit të dorëzojë në AZHBR jo më pak se një faturë/autofaturë shitjeje të bimëve mjekësore e aromatike. Sasia e bimëve mjekësore e aromatike e pasqyruar në të gjitha faturat e dorëzuara, nga grupi i fermerëve të jetë jo më pak se 30% e prodhimit vjetor.
Aplikanti duhet të ketë planvendosjen e parcelës me të dhënat kryesore; Toka të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit; Të ketë faturë për blerjen e materialit mbjellës të certifikuar (për mbjelljet e vitit 2024). Përfituesi nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR-së dhe AZHBR-së.
Sondazh

Ari “ndal” rritjen - “Zbutja” e tensioneve tregtare globale redukton vlerën e metalit
Ari ra ndjeshëm nga një nivel rekord gjatë javës së kaluar, ndërsa ndjenja e rrezikut u zbeh pas tonit të zbutur të Donald Trump mbi tarifat e Kinës. Ndërsa......

Mashtroi qindra qytetarë me llogaritë bankare - Operacioni policor kundër krimit kibernetik. Arrestohet 23-vjeçari nga Franca
Iu dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën në vlera të qëndrueshme në raport me luhatjet e vazhdueshme që pësoi javën që lamë pas duke u blerë sot me 86.5 lekë dhe......

Taksa mbi pronat, ndërtesat zënë 75.6% - Çfarë do ndryshon nga 1 Janari 2026 dhe a do të ketë përjashtime?
Bashkitë kanë rritur ndjeshëm të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme ndër vite, dhe ndikim në këtë ka pasur edhe rritja e çmimeve të referencës në......

KAYO firmos marrëveshjen me kompaninë izraelite - Më 8 maj, testi i uljes së avionit në pistën e Aeroportit të Vlorës
Këtë të diel në qytetin bregdetar të Vlorës është firmosur marrëveshja mes kompanisë ushtarake shtetërore të Shqipërisë, KAYO, dhe kompanisë izraelite......

''Më datë 8 maj fluturimi i parë nga Vlora'' - Balluku: Do jetë testi i parë i aeroportit
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se më datë 8 Maj do të kryhet fluturimi i parë nga......

PD-ASHM, takim me emigrantët shqiptarë në Selanik - Berisha: 2025, viti i Diasporës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Selaniku, ku zhvilloi një takim me qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin grek, tha se në......

''PBB brenda një dekade u rrit 2,5 herë'' - Rama: Akademia e Aviacionit në Vlorë, rajonale
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Vlora se niveli i Prodhimit të Brendshëm Bruto sot është 2,5 herë më i lartë në vetëm një dekadë. Sipas tij, për 2030-ën,......