Shqipëria Postuar më 28 Prill 2025, 11:36

Udhëtimi me tren, kompensime për pasagjerët - Kostot për Shqipërinë, Komuniteti i Transportit: Duhen ligje e organe të posaçme

Nga Ola Mitre

Udhëtimi me tren, kompensime për pasagjerët - Kostot për

Teksa Shqipëria po zhvillon disa projekte hekurudhore, Komuniteti i Transporit kërkon transpozimin e legjislacionit evropian dhe ngritjen e strukturave institucionale për garantimin e të drejtave të pasagjerëve që do të përdorin trenin si mjet udhëtimi.

Në studimin për Forcimin e Kuadrit Rregullator për të Drejtat e Pasagjerëve në Ballkanin Perëndimor, të publikuar së fundmi thuhet se “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë” është pjesërisht në përputhje me Rregulloren e të Drejtave të Pasagjerëve në transportin hekurudhor dhe duhet të harmonizohet më tej në mënyrë që të jetë plotësisht në përputhje me acquis.

Po ashtu, sipas Komunitetit të Transportit nuk ka një Organ Kombëtar Zbatues, që të jetë përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve dhe koordinimin e aktiviteteve dhe praktikave të institucioneve të ndryshme shtetërore dhe joshtetërore, ndërmarrjeve, menaxherëve të stacioneve dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në transportin hekurudhor. “Shqipëria duhet të caktojë një Organ Kombëtar Zbatues që do të jetë në gjendje të përmbushë detyrat dhe kompetencat nga Rregullorja e të Drejtave të Pasagjerëve në transportin hekurudhor”, - thuhet në dokument.

Ndërkaq, studimi i Komunitetit të Transportit vlerëson se zbatimi i të drejtave të pasagjerëve do ketë kosto që variojnë nga 33,000 euro në 2026 në 43,000 euro në 2035. Të drejtat e pasagjerëve janë të shumta, duke përfshirë kompensime në rast të dëmtimit të bagazheve, kompensime në rast të vonesave apo anulimit të udhëtimit, në rast të aksidenteve hekurudhore, etj.

Aktualisht, transporti hekurudhor është pak i përdorur nga qytetarët për shkak të mungesës së linjave të shpejta e moderne, ndërkohë që projekti më i afërt që parashikohet të përfundojë është hekurudha Tiranë-Durrës dhe degëzimi i ri drejt Rinasit.

Sondazh

Poll
Shqipëria 28 Prill Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën në vlera të qëndrueshme në raport me luhatjet e vazhdueshme që pësoi javën që lamë pas duke u blerë sot me 86.5 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat