Policia e Shtetit, me mjete të reja - Hapet tenderi 450 milionë lekë për flotën e re
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur hapjen e tenderit me objekt marrje mjetesh rrugore me qira për Policinë e Shtetit, ndarë në dy lote: marrje autovetura sedan me qira dhe marrje autovetura suv me qira për policinë e shtetit. Në total, vlera e fondit limit është 450 milionë e 695 mijë lekë.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, marrja me qira e mjeteve do të jetë për një periudhë katër vjeçare, pra do të meren me zero km dhe do të jenë në përdorim të qiramarësit për katër vjet me një planifikim vjetor mesatar 32.500 km për grup mjetesh, ose shfrytëzim mesatar prej 130.000 km për 4 vjet, po për grup mjetesh. Kjo do të mundësojë efikasitet dhe ruajte të imazhit të institucionit.
Referuar dokumentit, këto pajisje janë të homologuara dhe do të plotësojnë të gjitha parametrat teknikë të kërkuara nga normativat e BE dhe ato të policisë së shtetit shqiptar.
Ndërkohë, përsa i përket dizenjimit të mjeteve të policisë së shtetit, ngjyra e automjetit do të jetë i bardhë, ku do të vendoset flamuri kombëtar, si dhe stema e Policisë së Shtetit me material adeziv fosforishent në të dy portat e para dhe në qendër të kapakut të motorit.
Në pjesën e dytë të shiritit blu pas stemës, Policia e Shtetit mbishkrimi dhe Policia Rrugore me ngjyrë të bardhë, po kështu do të jetë i vendosur dhe numri telefonit të policisë.
Ndërkohë, në dokument specifikohet se gjatë këtyre 4 viteve, detyrimi i vetëm i institucionit është mbushja me karburant dhe kryerja e aktivitetit të tij operacional. Menaxhimi i flotës së institucionit kryhet nga kompania operacionale që përfshin: Menaxhimin e gjithë dokumentacionit të makinës përfshirë: lejen e qarkullimit, regjistrimin, nxjerrjen e targave, taksat vjetore dhe periodike, kontrollin teknik vjetor.
Nga ana tjetër, pëfshihet menaxhimi i gjithë procesit të sigurimeve: siguracionin, karton jeshil dhe detyrimeve që rrjedhin në rast nevojash. Gjithashtu, përfshihet menaxhimi i aksidenteve: asistencën e menjëhershme rrugore, njerëzore, tërheqjen e makinës deri në pikën më të afërt të riparimit; kryerjen e riparimeve rutinë sipas skedave të prodhuesve; dhënie e makinës zëvendësuese në të gjitha rastet e aksidenteve dhe riparimeve, si dhe menaxhim flotë me anë të inkorporimit të sistemit GPS.
Sondazh

Sa kohë nevojitet për të shitur një pronë? - BSH: Çmimet e banesave, “në stratosferë”. Rriten edhe qiratë
Çmimet e shitjes së banesave, apo të dhënies me qira të tyre, janë rritur në mënyrë të konsiderueshme në periudhën korrik-dhjetor 2024. Sipas Raportit të......

Bimët mjekësore, 300 euro për fermer - 30% e prodhimit vjetor dorëzohet me faturë në pikat e grumbullimit
Qeveria do të mbështesë kultivimin e bimëve mjekësore në vend si një indutri e cila punëson mijëra banorë të zonave rurale si dhe ka kërkesë të lartë për......

Ari “ndal” rritjen - “Zbutja” e tensioneve tregtare globale redukton vlerën e metalit
Ari ra ndjeshëm nga një nivel rekord gjatë javës së kaluar, ndërsa ndjenja e rrezikut u zbeh pas tonit të zbutur të Donald Trump mbi tarifat e Kinës. Ndërsa......

Mashtroi qindra qytetarë me llogaritë bankare - Operacioni policor kundër krimit kibernetik. Arrestohet 23-vjeçari nga Franca
Iu dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën në vlera të qëndrueshme në raport me luhatjet e vazhdueshme që pësoi javën që lamë pas duke u blerë sot me 86.5 lekë dhe......

Taksa mbi pronat, ndërtesat zënë 75.6% - Çfarë do ndryshon nga 1 Janari 2026 dhe a do të ketë përjashtime?
Bashkitë kanë rritur ndjeshëm të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme ndër vite, dhe ndikim në këtë ka pasur edhe rritja e çmimeve të referencës në......

KAYO firmos marrëveshjen me kompaninë izraelite - Më 8 maj, testi i uljes së avionit në pistën e Aeroportit të Vlorës
Këtë të diel në qytetin bregdetar të Vlorës është firmosur marrëveshja mes kompanisë ushtarake shtetërore të Shqipërisë, KAYO, dhe kompanisë izraelite......

''Më datë 8 maj fluturimi i parë nga Vlora'' - Balluku: Do jetë testi i parë i aeroportit
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se më datë 8 Maj do të kryhet fluturimi i parë nga......