Brazil, presidenti Lula “kërcënon’’ Trump për rritjen e tarifave- “Nëse ndërmerr këtw hap për produktet, do ketë kundërpërgjigje”
Brazili është një nga vendet që presidenti Donald Trump e ka kërcënuar me rritjen e tarifave që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Kinën, Meksikën, Kanadanë dhe të tjera. Presidenti i Brazilit pas kërcënimit të presidentit amerikan për të rritur tarifat, tha se nëse ai ndërmerr një hap të tillë, do marrë kundërpërgjigje.
“Është shumë e thjeshtë: nëse ai takson produktet braziliane, Brazili do të reagojë në taksimin e produkteve që eksportohen nga Shtetet e Bashkuara” - tha presidenti Luiz Inacio Lula da Silva, në një konferencë.
Lula theksoi gjithashtu se Brazili kërkon një marrëdhënie respekti të ndërsjellë me SHBA-në, si dhe shprehu dëshirën e tij për të përmirësuar marrëdhëniet dhe forcuar lidhjet tregtare me partnerin e dytë më të madh tregtar të Brazilit pas Kinës.
“Unë dua të respektoj Shtetet e Bashkuara dhe që Trump të respektojë Brazilin. Kjo është e gjitha” - tha Lula.
Në lidhje me zotimin e Trumpit për ta bërë Grenlandën pjesë të SHBA-së dhe për të rimarrë Kanalin e Panamasë, Lula tha se presidenti amerikan, thjesht duhet të respektojë sovranitetin e vendeve të tjera. Në muajin nëntor 2025 Brazili mirëpret konferencën e OKB-së për klimën COP30, dhe pikërisht Lula e kritikoi vendimin e Trumpit për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit për Klimën si një hap prapa për qytetërimin.
Sondazh

Ulet ndjeshëm koha e përpunimit të deklaratave doganore -Lehtësi për bizneset, mbi 444 mijë deklarata importi të përpunuara në 2024
Viti 2024 ka shënuar rekord sa i takon deklaratave të importit të përpunuara nga administrata doganore të cilat kanë arritur në 444.530, krahasuar më një......

Zvicra “ngrin” fondet me Shqipërinë? -Ambasada: Disa bashkëpunime do të reduktohen deri në 2028
Qeveria e Zvicrës, ka vendosur të marrë një vendim për reduktimin e fondeve për programet e ndihmave për zhvillim, në vendin tonë. Përmes një njoftimi,......

Sistem modern me kamera në dogana- Siguri dhe kontroll, hapet tenderi 72 milionë lekë
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur tenderin për përmirësimin e pajisjeve fizike të sistemit të monitorimit me kamera në degët doganore.......

Britania, 12.5 mld për impiantet me gaz- Qytetarët do të paguajnë taksa për termocentralet deri në 2040
Mbretëria e Bashkuar ka paguar më shumë se 12.5 miliardë paund për termocentralet me gaz, duke financuar këto kontrata përmes një takse në faturat e......

Central diellor në Poliçan- Investimi privat, dorëzohet aplikimi për projektin 54 MW
Teksa viti 2024 u mbyll me dhjetra aplikime për ndërtimin e centraleve dielllore nga kompanitë private, interesi për këto investime po ndjek të njëjtën......

Çfarë po ndodh sot me euron?- Ja sa po blihen dhe shiten monedhat e huaja
Tregu i këmbimit valutor shqiptar ka shënuar sot disa luhatje të lehta në kursin e monedhave kryesore ndërkombëtare. Në qendër të vëmendjes mbetet afrimi i......

10 mln euro për aftësimin profesional deri në 2027- Program bashkëpunimi Shqipëri-Zvicër për të rinjtë
Programi i bashkëpunimit Zvicër - Shqipëri po vazhdon me fokus zhvillimin ekonomik, shërbimet e infrastrukturës, ndryshimet klimatike, arsim etj edhe pse......

Një port në liqenin e Pogradecit,Xhakolli: Gati projekti, nxit turizmin dhe synohet rikthimi i traditës së lundrimit
Bashkia Pogradec ka gati një projekt për ndërtimin e një porti dhe vendosjes së kapitenerisë në këtë qytet. Ilir Xhakolli, kryetar i Bashkisë Pogradec ka thënë......