Shqipëria Postuar më 1 Shkurt 2025, 11:59

Ulet ndjeshëm koha e përpunimit të deklaratave doganore -Lehtësi për bizneset, mbi 444 mijë deklarata importi të përpunuara në 2024

Nga Elisabeta Dosku

Ulet ndjeshëm koha e përpunimit të deklaratave doganore

Viti 2024 ka shënuar rekord sa i takon deklaratave të importit të përpunuara nga administrata doganore të cilat kanë arritur në 444.530, krahasuar më një dekadë më parë, numri i tyre është dyfishuar.

Në vitin 2023 numri i deklaratave regjistrohej në 240.864.

Një hap i rëndësishëm në shërbimin drejt bizneseve he qytetarëve është bërë sa i takon kohës së përpunimit të deklaratave doganore gjatë 2024. Në krahasim me vitin 2023, është ulur me 13 minuta koha e përpunimit në kanalin e verdhë dhe 91 minuta është ulur koha e përpunimit në kanalin e kuq.

Kanali i gjelbër do të thotë “përzgjedhje pa kontroll doganor” për zhdoganimin e mallrave, duke eliminuar kontrollin dokumentar dhe atë fizik. Kanali i verdhë është për mallra që mund të kenë potencialisht rrezik dhe kërkojnë  kontrolle të dokumentacionit, por jo kontroll fizik, ndërsa kanali i kuq kërkon një kontroll të plotë doganor të mallrave që pritet të zhdoganohen.

Reduktimi i kohës së përpunimit të deklaratave sjell avantazhe të konsiderueshme në lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare, përmirësimin e klimës së biznesit, përshpejtimin e furnizimit të tregut dhe uljen e kostove të qëndrimit në doganë.

Në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve për bizneset,  Qeveria shqiptare parashikon që brenda vitit të ardhshëm të krijojë Dritaren e Vetme Kombëtare (National Single Windoë-NSW). Por çfarë është ajo dhe për çfarë do shërbejë? Dritarja e Vetme Kombëtare (Single Window) bën të mundur komunikimin elektronikisht midis autoriteteve doganore dhe të gjitha institucioneve kombëtare që lëshojne leje, licensa, autorizime etj, të cilat janë të domosdoshme për kryerjen e procedurave doganore në import-eksportin e mallrave. Kjo sjell uljen e kohës së zhdoganimit, uljen e kostove për bizneset, lehtësi dhe trasparencë. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, kostot tregtare përmes kësaj platforme ulen me 10%.

 

Ulet ndjeshëm koha e përpunimit të deklaratave doganore

 

Koha e pëpunimitë deklaratatev doganore në import është ulur ndjeshëm duke lehtësuar tregtinë e jashtë dhe ulur kostot të qëndrimit në doganë. Ndërsa planifikohet ulje e mëtjeshme e kësaj kohe.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat