511 milionë euro më shumë në arkën e shtetit - 7-mujori/ Turizmi, ndikim kryesor. Investimet rriten me 45 milionë euro

Buxheti i shtetit ka mbledhur në rreth 484.6 miliardë lekë në 7 muajt e parë të vitit, me realizim 100% të planit të periudhës.
Të ardhurat totale, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u rritën me rreth 51.1 miliardë lekë apo rreth 511 milionë euro ose 11.8 % më shumë.
Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar-Korrik 2026, u realizuan në shumën 165.9 miliardë lekë, 15.7 miliardë lekë ose 10.4% më shumë se 7 mujori i vitit 2025. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 1.2 miliardë lekë .
Ndikim të rëndësishëm ka pasur konsumi i cili lidhet drejtpërdrejt edhe me fluksin e turizmit. Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në shumën 49 miliardë lekë, 9.8 miliardë lekë ose 25.1% më shumë se 7 mujori 2025, dhe me realizim në shumën prej 1.2 miliardë lekë më shumë në raport me planin. Nga tatimi mbi të ardhurat personale, u mblodhën 56.6 miliardë lekë, 8.4 miliardë lekë ose 17.3% më shumë se një vit më parë. Nga tatimi mbi fitimin u arkëtuan 34.6 miliardë lekë, nga taksat nacionale 25.6 miliardë lekë dhe të ardhurat nga fondet speciale u realizuan në shumën 117.6 miliardë lekë, 13.9 miliardë lekë ose 13.4% më shumë se 7 mujori 2025.
Të ardhurat e mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), për periudhën Janar-Korrik 2026, u realizuan në vlerën 142 miliardë lekë, 5.2 miliardë lekë ose 3.8% më shumë se 7 mujori i vitit 2025, me realizim 99% të planit. Nga TVSH në import u arkëtuan 94.4 miliardë lekë, 3.3 miliardë lekë më shumë se një vit më parë, nga akciza, për periudhën Janar-Korrik 2026, janë realizuar në shumën 40.5 miliardë lekë, 1.5 miliardë lekë më shumë se 7 mujori 2025, nga renta minerare në eksport 1.1 miliardë lekë dhe nga taksat doganore 6 miliardë lekë.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 7-mujore të vitit 2026, arritën në rreth 433.2 miliardë lekë, me një realizim në masën 98.2% të planit të periudhës dhe rreth 31.3 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Ndërsa shpenzimet kapitale, rezultuan në 49.1 miliardë lekë, një realizim në masën 96.3% të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 10.1% më i lartë ose rreth 4.5 miliardë lekë më shumë.
Sektori i tregtisë “thith” më shumë kredi - BSH: Rritja e kreditimit u mbështet edhe nga bizneset në industri, ndërtim dhe shërbime
Tregtia mbetet sektori që ka dhënë kontributin më të madh në rritjen e kredisë për bizneset gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit. Ajo ka kontribuar me 6.1......
75% e kredisë hipotekore e përqendruar në Tiranë - BSH: Rritet financimi për individët. Huaja në lekë u zgjerua me 20.2%
Kredia për individët po vijon të rritet me ritme të shpejta, ndërsa bankat po ofrojnë kushte më të favorshme financimi. Por rritja e kredisë nuk është e......
Berati, drejt transportit publik elektrik - Hapet tenderi 276 mln lekë, autobusë elektrikë dhe stacione inteligjente
Mbi 276 mln lekë do të investohen për ngritjen e një sistemi të integruar të transportit publik elektrik dhe inteligjent në qytetin e Beratit. Tenderi është......
Turizmi ndryshon gjeografi/ Fqinjët “braktisin” Shqipërinë në sezon. Malajzia dhe India me rritje të fortë
Sezoni veror i këtij viti ka sjellë një panoramë interesante sa i perket hyrjeve nga shtetasit e huaj në Shqipëri. Scan Intel ka marrë në analizë hyrjet për......
Sa të huaj vizituan Shqipërinë në Korrik? 7.1% më shumë, kryesojnë ata nga Europa Jugore
Muaji korrik mbetet një nga periudhat më dinamike për lëvizjen e shtetasve, pasi përkon me kulmin e sezonit turistik veror. Të dhënat e publikuara nga INSTAT......
SHBA përfshihet në ringjalljen e gazsjellësit IAP - Projekti lidh Kroacinë me Shqipërinë, mundësi edhe për LNG amerikan
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfshihen në ringjalljen e gazsjellësit Adriatiko-Jonian, një projekt energjetik që nis në Fier dhe, përmes Malit të Zi,......
Filtër i ri për monumentet - Ngrihet Komisioni Shtetëror i Artit në Hapësirat Publike
Monumente, buste, memoriale, skulptura, apo vepra të tjera arti nuk do të mund të vendosen në hapësirat publike vetëm me miratimet vendore. Çdo projekt i......
Një në dy të huaj qëndron në Shqipëri për punë/ Nga 7 mijë në 17 mijë në pesë vite, punësimi dominon lejet e qëndrimit
Shqipëria po shndërrohet gradualisht në një treg gjithnjë e më tërheqës pune për të huajt, teksa numri i atyre që zgjedhin të qëndrojnë në vend për arsye......

