10 mln euro për aftësimin profesional deri në 2027- Program bashkëpunimi Shqipëri-Zvicër për të rinjtë
Programi i bashkëpunimit Zvicër - Shqipëri po vazhdon me fokus zhvillimin ekonomik, shërbimet e infrastrukturës, ndryshimet klimatike, arsim etj edhe pse është njoftuar se do të ketë reduktim gradual të fondeve për bashkëpunim ndërkufitar nga qeveria zvicerane. Së fundi Ambasadorja e Zvicrës Ruth Huber dhe ministri Blendi Gonxhja nënshkruan një marrëveshje të re për të zbatuar Aftësitë për Punë faza III. Projekti prej 10 milionë euro do të përmirësojë arsimin profesional dhe do t'u mundësojë të rinjve shqiptarë të fitojnë aftësi për mundësi më të mira punësimi deri në vitin 2027. Projekti i afron shkollat me kompanitë duke mbyllur kështu hendekun midis arsimit dhe punësimit. Ndërkohë Parlamenti zviceran në dhjetor 2024, ka vendosur reduktimin e buxhetit të bashkëpunimit ndërkombëtar me 110 milionë franga zvicerane (121 milionë dollarë) nga buxheti i bashkëpunimit ndërkombëtar për vitin 2025 dhe 321 milionë franga për periudhën 2026-2028. Këto vendime të zyrtarizuara nga Këshilli Federal i Zvicrës 2 ditë më parë, kërkojnë përshtatjen e angazhimit të Zvicrës në vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë. Si rezultat i këtij tranzicioni, disa fusha të caktuara të bashkëpunimit do të reduktohen gradualisht deri në vitin 2028. Ky reduktim ka të bëjë vetëm me financimet e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe thuhet se nuk ndikon mbështetjen e ofruar për Shqipërinë nëpërmjet Sekretariatit të Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO).
Kjo përshtatje, pasqyron progresin e Shqipërisë drejt integrimit evropian, i cili çon në zhvillime të reja të bashkëpunimit. Zvicra do të sigurojë që bashkëpunimi t’i përshtatet këtij progresi. Fokus të rëndësishëm do të vazhdojë të ketë ofrimi i ekspertizës nga qendra zvicerane e kompetencës, si dhe krijimi i partneriteteve mes institucioneve të dy vendeve. Kujtojmë se vetëm 4 muaj më parë ministri i Financave Petrit Malaj dhe Ambasadorja e Zvicrës Ruth Huber, nënshkruan marrëveshjen për mbështetje të mëtejshme teknike në sistemin e financave vendore, ku qeveria zvicerane ofroi 4.5 milion euro.
10 mln euro për aftësimin profesional deri në 2027
Qeveria zvicerane mbështet projektin prej 10 milionë euro që do të përmirësojë arsimin profesional dhe do t'u mundësojë të rinjve shqiptarë, mundësi punësimi deri në vitin 2027. Projekti "Aftësi për Punë – Faza III", është një hap i madh drejt fuqizimit të kapitalit njerëzor dhe zhvillimit ekonomik.
Sondazh

Një port në liqenin e Pogradecit,Xhakolli: Gati projekti, nxit turizmin dhe synohet rikthimi i traditës së lundrimit
Bashkia Pogradec ka gati një projekt për ndërtimin e një porti dhe vendosjes së kapitenerisë në këtë qytet. Ilir Xhakolli, kryetar i Bashkisë Pogradec ka thënë......

Banka Shqiptare e Zhvillimit dhe ato në rajon, nga dallojnë?- Shteti, aksionar vetëm në RMV. Në Malin e Zi depozitat nuk garantohen
Bankat e Zhvillimit janë një realitet i njohur prej vitesh në Evropë dhe në botë. Shumica e shteteve të rajonit dhe Evropës kanë ndërtuar një bankë të tillë,......

Kina po ndërton bazën ushtarake më të madhe në botë- Kompleksi do të jetë sa dhjetëfishi i përmasave të Pentagonit
Ushtria e Kinës po ndërton një kompleks masiv në Pekinin perëndimor, që sipas inteligjencës amerikane do të shërbejë si një qendër ushtarake shumë më e madhe......

Prezantohet programi i akselatorit për start up-Rama: “Plug and Play”, zgjedh Tiranën që të rinjtë të rriten në botën digjitale
Teksa Tirana po kthehet në një qendër të re të inovacionit dhe ideve novatore, së fundmi Plug and Play solli në vendin tonë një program akseleratori që synon......

Konsumatorët në të gjithë Ballkanin bojkotojnë supermarketet për të protestuar kundër rritjes së çmimeve!
Blerësit në të gjithë Ballkanin bojkotuan supermarketet të premten si pjesë e një lëvizjeje që protestonte ndaj rritjes së çmimeve ushqimore dhe përkeqësimit......

“Tarifa 25% për Kanadanë e Meksikën, nga 1 shkurti” - Trump deklaron taksat ndaj shteteve fqinje, planifikon masa kundër Kinës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka deklaruar se tarifat 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës do të hyjnë në fuqi nga 1 shkurti. Ai ka......

Shtyhet votimi i Bundestagut për projektligjin e dytë të emigracionit të Merz mes protestave masive në Gjermani!
Një projekt-ligj i dytë që kërkon rregulla më të rrepta për migracionin në Gjermani u vonua të premten pasi një propozim i parë u miratua me votat e partisë......

Si ndihmoi Italia Gjermaninë të ulte çmimet e energjisë? Ndërlidhjet e rrjetit evropian ofrojnë qëndrueshmëri dhe fleksibilitet
Italia ka rritur eksportet e energjisë elektrike për të ndihmuar Gjermaninë, e cila përballet me mungesën e furnizimit në vend. Ky fenomen nënvizon rëndësinë......