Shqipëria Postuar më 1 Shkurt 2025, 10:39

Central diellor në Poliçan- Investimi privat, dorëzohet aplikimi për projektin 54 MW

Nga Ola Mitre

Central diellor në Poliçan- Investimi privat, dorëzohet

Teksa viti 2024 u mbyll me dhjetra aplikime për ndërtimin e centraleve dielllore nga kompanitë private, interesi për këto investime po ndjek të njëjtën tendencë edhe këtë vit. Një aplikim për central të madh prej 54 MW ka mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nga kompania “X ONE” dhe sipas interesit të shprehur projekti pozicionohet në Tërpan, të Bashkisë Poliçan. Në rast të finalizimit të procedurave, ky projekt nuk do të jetë përfitues i masave mbështetëse të qeverisë, që përfshijnë lehtësim në sigurimin e dokumentacionit apo blerje të garantuar të energjisë së prodhuar.

Vetëm në muajin dhjetor 2024 u kryen 7 aplikime të ngjashme nga kompani që kërkojnë të ndërtojnë impiante fotovoltaike me kapacitet total të instaluar prej 416.5 MW, në bashki të ndryshme të vendit.

Interesi për investime në energji diellore ka disa vite që ka ardhur në rritje nga ana e investitorëve privatë, ndërkohë që një pjesë e kërkesave janë pranuar, ndërsa të tjera jo. Aktualisht, energjia diellore nga impiantet e mëdhenj është pak e shfrytëzuar në vendin tonë, por pesha e kësaj energjie pësoi rritje të ndjeshme vitin që shkoi. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 6% e energjisë totale në vend u prodhua nga centralet diellore që tashmë janë në prodhim. Peshën më të madhe e mban Centrali i Karavastasë, që ka prodhuar mbi 50% të energjisë totale diellore.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat