Çfarë po ndodh sot me euron?- Ja sa po blihen dhe shiten monedhat e huaja
Tregu i këmbimit valutor shqiptar ka shënuar sot disa luhatje të lehta në kursin e monedhave kryesore ndërkombëtare. Në qendër të vëmendjes mbetet afrimi i kursit të dollarit amerikan me atë të euros, duke reflektuar tendencat globale të monedhave.
Sipas të dhënave të fundit, dollari amerikan sot blihet me 95.2 lekë dhe shitet me 96.6 lekë, duke ruajtur një qëndrueshmëri relative në raport me javën e kaluar.
Ndërkohë, euro, monedha e përbashkët evropiane blihet me 99 lekë dhe do shitet me 100.1 lekë, duke qëndruar në një nivel të lehtë mbi dollarin, por me një diferencë minimale që reflekton forcimin e monedhës amerikane në tregjet ndërkombëtare.
Franga zvicerane, një tjetër monedhë e rëndësishme për tregun, blihet sot me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë, duke mbetur në kuotat e saj të zakonshme, të preferuara nga investitorët si një monedhë e qëndrueshme.
Nga ana tjetër, paundi britanik regjistron vlerë më të lartë në tregun shqiptar, me një kurs blerjeje prej 118 lekësh dhe një kurs shitjeje prej 119.2 lekësh. Paundi vijon të ruajë një pozitë të fortë, i ndikuar nga zhvillimet ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar dhe politikat monetare të Bankës së Anglisë.
Ekspertët e financave, sugjerojnë që luhatjet e kursit të këmbimit të monitorohen me kujdes, veçanërisht për ata që kanë transaksione në monedha të huaja, ose janë të angazhuar në tregtinë ndërkombëtare. Për momentin, raporti mes euros dhe dollarit mbetet një faktor kyç për dinamikën e tregut shqiptar.
Sondazh

10 mln euro për aftësimin profesional deri në 2027- Program bashkëpunimi Shqipëri-Zvicër për të rinjtë
Programi i bashkëpunimit Zvicër - Shqipëri po vazhdon me fokus zhvillimin ekonomik, shërbimet e infrastrukturës, ndryshimet klimatike, arsim etj edhe pse......

Një port në liqenin e Pogradecit,Xhakolli: Gati projekti, nxit turizmin dhe synohet rikthimi i traditës së lundrimit
Bashkia Pogradec ka gati një projekt për ndërtimin e një porti dhe vendosjes së kapitenerisë në këtë qytet. Ilir Xhakolli, kryetar i Bashkisë Pogradec ka thënë......

Banka Shqiptare e Zhvillimit dhe ato në rajon, nga dallojnë?- Shteti, aksionar vetëm në RMV. Në Malin e Zi depozitat nuk garantohen
Bankat e Zhvillimit janë një realitet i njohur prej vitesh në Evropë dhe në botë. Shumica e shteteve të rajonit dhe Evropës kanë ndërtuar një bankë të tillë,......

Kina po ndërton bazën ushtarake më të madhe në botë- Kompleksi do të jetë sa dhjetëfishi i përmasave të Pentagonit
Ushtria e Kinës po ndërton një kompleks masiv në Pekinin perëndimor, që sipas inteligjencës amerikane do të shërbejë si një qendër ushtarake shumë më e madhe......

Prezantohet programi i akselatorit për start up-Rama: “Plug and Play”, zgjedh Tiranën që të rinjtë të rriten në botën digjitale
Teksa Tirana po kthehet në një qendër të re të inovacionit dhe ideve novatore, së fundmi Plug and Play solli në vendin tonë një program akseleratori që synon......

Konsumatorët në të gjithë Ballkanin bojkotojnë supermarketet për të protestuar kundër rritjes së çmimeve!
Blerësit në të gjithë Ballkanin bojkotuan supermarketet të premten si pjesë e një lëvizjeje që protestonte ndaj rritjes së çmimeve ushqimore dhe përkeqësimit......

“Tarifa 25% për Kanadanë e Meksikën, nga 1 shkurti” - Trump deklaron taksat ndaj shteteve fqinje, planifikon masa kundër Kinës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka deklaruar se tarifat 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës do të hyjnë në fuqi nga 1 shkurti. Ai ka......

Shtyhet votimi i Bundestagut për projektligjin e dytë të emigracionit të Merz mes protestave masive në Gjermani!
Një projekt-ligj i dytë që kërkon rregulla më të rrepta për migracionin në Gjermani u vonua të premten pasi një propozim i parë u miratua me votat e partisë......