Shqipëria Postuar më 1 Shkurt 2025, 10:08

Një port në liqenin e Pogradecit,Xhakolli: Gati projekti, nxit turizmin dhe synohet rikthimi i traditës së lundrimit

Nga Alida Lula

Bashkia Pogradec ka gati një projekt për ndërtimin e një porti dhe vendosjes së kapitenerisë në këtë qytet. Ilir Xhakolli, kryetar i Bashkisë Pogradec ka thënë se ky port do t’i shëbente zhvillimit të turizmit. Sipas tij do të rikthehet tradita e lundrimit, duke ndjekur modelin e suksesshëm të Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Ky projekt synon jo vetëm të sjellë anije turistike në qytet, por edhe të krijojë hapësira të dedikuara për ankorimin e varkave.

Qytetarët e konsiderojnë ndërtimin e portit si një mundësi të madhe për zhvillimin turistik.

“Anija e parë që ka mbrritur në Pogradec nga Ohri ishte në vitin 1963. Është shumë e rëndësishme vendosja e anijeve turistike për qytetin” – thotë një banor.

Pogradeci vazhdon të jetë një destinacion i preferuar, por ka ende probleme me shfrytëzimin e resurseve për sektorin e turizmit. Bazuar në statistikat e referuara nga strukturat akomoduese në këtë qytet, gjatë vitit 2024 numri i turistëve të cilët vizituan Pogradecin dhe zonat përreth ishte rreth 136 mijë, nga të cilët 25 mijë janë turistë të huaj dhe pjesa tjetër vizitorë vendas.

 



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat