Sistem modern me kamera në dogana- Siguri dhe kontroll, hapet tenderi 72 milionë lekë
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur tenderin për përmirësimin e pajisjeve fizike të sistemit të monitorimit me kamera në degët doganore. Fondi limit i përllogaritur i këtij projekti është 72 milionë e 602 mijë lekë.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, aktualisht në degët doganore janë të instaluara sisteme, të cilat janë të vjetra dhe me rezolucion të ulët. Kamerat LPR, të cilat bëjnë leximin e targave nuk ofrojnë performancën e duhur dhe shpesh shfaqin gabime në leximin e tyre.
Sistemi i video-survejimit në degët, ku ka sistem ekzistues është i vjetër dhe nuk ofron fleksibilitet në zgjedhjen e kamerave, në rastet kur mund të shtohen kamera të tjera në këtë sistem. Pwr kwtw, ky projekt ka si qëllim implementimin e një sistemi modern për monitorimin e pikave doganore, i cili do të integrohet me sistemin e ri qendror për menaxhimin e videove.
Autoritetet doganore synojnë garantimin e sigurisë dhe të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe banorëve të saj, si dhe lehtësimit të tregtisë së ligjshme.
Objektivi i këtij projekti, është përmirësimi dhe optimizimi i sistemeve të monitorimit dhe pajisjeve fizike për degët doganore të përfshira në këtë projekt, duke synuar sigurim e mbulimit të plotë me sistemin e monitorimit me kamera në degët doganore, e duke garantuar mbikëqyrjen e vazhdueshme dhe të sigurt, për një kontroll të menjëhershëm dhe efikas të aktiviteteve që ndodhin në çdo degë doganore.
Sipas dokumentit, ky projekt do të kontribuojë në përmirësimin e efikasitetit të Administratës Doganore Shqiptare, duke përforcuar dhe zgjeruar sistemin e video-survejimit.
Sondazh

Britania, 12.5 mld për impiantet me gaz- Qytetarët do të paguajnë taksa për termocentralet deri në 2040
Mbretëria e Bashkuar ka paguar më shumë se 12.5 miliardë paund për termocentralet me gaz, duke financuar këto kontrata përmes një takse në faturat e......

Central diellor në Poliçan- Investimi privat, dorëzohet aplikimi për projektin 54 MW
Teksa viti 2024 u mbyll me dhjetra aplikime për ndërtimin e centraleve dielllore nga kompanitë private, interesi për këto investime po ndjek të njëjtën......

Çfarë po ndodh sot me euron?- Ja sa po blihen dhe shiten monedhat e huaja
Tregu i këmbimit valutor shqiptar ka shënuar sot disa luhatje të lehta në kursin e monedhave kryesore ndërkombëtare. Në qendër të vëmendjes mbetet afrimi i......

10 mln euro për aftësimin profesional deri në 2027- Program bashkëpunimi Shqipëri-Zvicër për të rinjtë
Programi i bashkëpunimit Zvicër - Shqipëri po vazhdon me fokus zhvillimin ekonomik, shërbimet e infrastrukturës, ndryshimet klimatike, arsim etj edhe pse......

Një port në liqenin e Pogradecit,Xhakolli: Gati projekti, nxit turizmin dhe synohet rikthimi i traditës së lundrimit
Bashkia Pogradec ka gati një projekt për ndërtimin e një porti dhe vendosjes së kapitenerisë në këtë qytet. Ilir Xhakolli, kryetar i Bashkisë Pogradec ka thënë......

Banka Shqiptare e Zhvillimit dhe ato në rajon, nga dallojnë?- Shteti, aksionar vetëm në RMV. Në Malin e Zi depozitat nuk garantohen
Bankat e Zhvillimit janë një realitet i njohur prej vitesh në Evropë dhe në botë. Shumica e shteteve të rajonit dhe Evropës kanë ndërtuar një bankë të tillë,......

Kina po ndërton bazën ushtarake më të madhe në botë- Kompleksi do të jetë sa dhjetëfishi i përmasave të Pentagonit
Ushtria e Kinës po ndërton një kompleks masiv në Pekinin perëndimor, që sipas inteligjencës amerikane do të shërbejë si një qendër ushtarake shumë më e madhe......

Prezantohet programi i akselatorit për start up-Rama: “Plug and Play”, zgjedh Tiranën që të rinjtë të rriten në botën digjitale
Teksa Tirana po kthehet në një qendër të re të inovacionit dhe ideve novatore, së fundmi Plug and Play solli në vendin tonë një program akseleratori që synon......