Zvicra “ngrin” fondet me Shqipërinë? -Ambasada: Disa bashkëpunime do të reduktohen deri në 2028
Qeveria e Zvicrës, ka vendosur të marrë një vendim për reduktimin e fondeve për programet e ndihmave për zhvillim, në vendin tonë. Përmes një njoftimi, Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, ka deklaruar se programi i bashkëpunimit të Zvicrës me Shqipërinë do të vazhdojë me fokus zhvillimin ekonomik, shërbimet e infrastrukturës dhe ndryshimet klimatike, duke ngadalësuar gradualisht aktivitetet në fusha të tjera.
Ky veprim vjen si rezultat i vendimeve buxhetore të marra nga Parlamenti zviceran në dhjetorin e vitit të kaluar. Ndërsa këto vendime të zyrtarizuara nga Këshilli Federal i Zvicrës, më 29 janar 2025, kërkojnë përshtatjen e angazhimit të Zvicrës në vende të ndryshme, përfshirë Shqipërinë.
Por cilat janë reduktimet?
Sipas njoftimit të ambasadës zvicerane në Shqipëri, reduktimi gradual ka të bëjë me financimet e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) por kjo nuk ndikon mbështetjen e ofruar për Shqipërinë nëpërmjet Sekretariatit të Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO).
Në njoftim theksohet se Zvicra mbetet e përkushtuar të mbështesë Shqipëirnë në rrugën e saj të zhvillimit deri dhe pas vitit 2028, veçanërisht përmes instrumenteve të bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik të financuara nga SECO, duke promovuar një rritje ekonomike miqësore ndaj mjedisit dhe klimës, dhe sociale. Mbështetja e SECO-s mbulon fusha të tilla si forcimi i institucioneve financiare, stabiliteti makroekonomik, rritja e sektorit privat, një mjedis të favorshëm biznesi dhe tranzicionin e gjelbër.
Sondazh

Sistem modern me kamera në dogana- Siguri dhe kontroll, hapet tenderi 72 milionë lekë
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur tenderin për përmirësimin e pajisjeve fizike të sistemit të monitorimit me kamera në degët doganore.......

Britania, 12.5 mld për impiantet me gaz- Qytetarët do të paguajnë taksa për termocentralet deri në 2040
Mbretëria e Bashkuar ka paguar më shumë se 12.5 miliardë paund për termocentralet me gaz, duke financuar këto kontrata përmes një takse në faturat e......

Central diellor në Poliçan- Investimi privat, dorëzohet aplikimi për projektin 54 MW
Teksa viti 2024 u mbyll me dhjetra aplikime për ndërtimin e centraleve dielllore nga kompanitë private, interesi për këto investime po ndjek të njëjtën......

Çfarë po ndodh sot me euron?- Ja sa po blihen dhe shiten monedhat e huaja
Tregu i këmbimit valutor shqiptar ka shënuar sot disa luhatje të lehta në kursin e monedhave kryesore ndërkombëtare. Në qendër të vëmendjes mbetet afrimi i......

10 mln euro për aftësimin profesional deri në 2027- Program bashkëpunimi Shqipëri-Zvicër për të rinjtë
Programi i bashkëpunimit Zvicër - Shqipëri po vazhdon me fokus zhvillimin ekonomik, shërbimet e infrastrukturës, ndryshimet klimatike, arsim etj edhe pse......

Një port në liqenin e Pogradecit,Xhakolli: Gati projekti, nxit turizmin dhe synohet rikthimi i traditës së lundrimit
Bashkia Pogradec ka gati një projekt për ndërtimin e një porti dhe vendosjes së kapitenerisë në këtë qytet. Ilir Xhakolli, kryetar i Bashkisë Pogradec ka thënë......

Banka Shqiptare e Zhvillimit dhe ato në rajon, nga dallojnë?- Shteti, aksionar vetëm në RMV. Në Malin e Zi depozitat nuk garantohen
Bankat e Zhvillimit janë një realitet i njohur prej vitesh në Evropë dhe në botë. Shumica e shteteve të rajonit dhe Evropës kanë ndërtuar një bankë të tillë,......

Kina po ndërton bazën ushtarake më të madhe në botë- Kompleksi do të jetë sa dhjetëfishi i përmasave të Pentagonit
Ushtria e Kinës po ndërton një kompleks masiv në Pekinin perëndimor, që sipas inteligjencës amerikane do të shërbejë si një qendër ushtarake shumë më e madhe......