Shqipëria Postuar më 23 Qershor 2022, 12:09

Kultura po zhvlerësohet/ Më pak spektatorë, dhe shpenzime publike. Çmimet janë rritur minimalisht në 6 vite

Nga SCAN TV
Kultura po zhvlerësohet/ Më pak spektatorë, dhe shpenzime

Të dhënat e "Institutit të Statistikave" referuar dimensionit ekonomik të kulturës, tregojnë se numri i shfaqjeve apo premierave gjatë vitit 2021 është rritur nga 328 shfaqje në 512 të tilla, por ajo që vihet re është se numri i spektatorëve ka rënë me 0.62%. Gjatë vitit 2021, në shfaqet e organizuara, morën pjesë 38,091 spektatorë, ndërsa gjatë vitit 2020 regjistroheshin 38,332 spektatorë. Pjesëmarrja më e ulët vjen edhe si pasojë e masave anti-covid dhe numrit të kufizuar të publikut nëpër shfaqje për shkak të ruajtjes së distancës, duke qenë se krahasimi është me vitin 2020, në të cilin 2 muajt e parë të vitit ishin pa masa kufizuese. Këto të dhëna tregojnë se edhe përgjatë vitit 2021, institucionet kulturore janë sfiduar nga pandemia dhe sidomos institucionet të cilat aplikojnë arte skenike dhe kërkojnë pjesëmarrje fizike. Përgjatë vitit që lamë pas, teatri eksperimental numëron numrin më të lartë të shfaqjeve të vëna në skenë dhe po ashtu numëron dhe numrin më të lartë të spketatorëve edhe pse paraqiten me një rënie të konsiderueshme. Pjesëmarrja në aktivitetet kulturore ka një ndikim të rëndësishëm në jetën e individit, ndaj këto të dhëna përcjellin nota pesimiste sa i përket mirëqenies së tyre.

“Scan Intel” ka analizuar gjithashtu Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit sa i përket mallrave dhe shërbimeve me natyrë kulturore. Merret IHÇK si matës pasi mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve kulturore që konsumon kosumatori vendas dhe ai i huaj. Shifrat tregojnë se gjatë vitit 2021 rritja më e lartë e çmimeve për mallrat dhe shërbimet kulturore është shënuar për kategorinë “Shërbime kulturore” me 0,9%, ndërsa ulja më e madhe vërehet në kategorinë “Libra” me 0,4%. Me rënie të çmimeve paraqiten edhe instrumentat muzikorë me 0.2%. Nga ana tjetër, çmimet për pajisjet audio-vizuale dhe fotografike si dhe çmimet për gazeta dhe mjete shkollore nuk kanë ndryshuar në harkun kohor të një viti, pra nga 2020-ta në vitin 2021. IHÇK për shërbiemt kulturore rezulton pranë 104 pikëve, çka do të thotë se, krahasuar me vitin 2015, çmimet në këtë kategori janë rritur shumë pak, me rreth 4%, dhe përfshijnë gjithashtu një periduhë kohore përtej pandemisë, cka sinjalizon se kërkesa për shërbime të tilla është e ulët dhe se kultura po zhverësohet.

Kultura dhe fushat artistike luajnë një rol kyç në shoqëri, por sa i ndihmon buxheti i shtetit në mënyrë që të kosolidohen dhe të promovohen vlerat artistike në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare? Në 2021, shpenzimet publike në këtë fushë kanë qenë 7.542 mln lekë. Këto shpenzime përbëjnë 1,27 % të shpenzimeve publike gjithsej për vitin 2021 dhe zënë një peshë prej 0,40 % në PBB. Të dhënat tregojnë se edhe pse gjatë vitit 2021 kjo fushë ka qenë e prekur për shkak të rrezikut financiar që vinte kryesisht nga pandemia, shpenzimet publike përgjatë këtij viti kanë rënë me 0.02 pikë përqindje, ndërsa në përqindje ndaj totalit të shpenzimeve publike janë ulur me 0,01 pikë përqindje. Krahasuar me vitin 2017 ndërkohë, shifrat tregojnë se shpenzimet për argëtim dhe kulturë kanë rënë, si në peshën ndaj shpenzimeve publike gjithsej, ashtu edhe ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Pavarësisht situatës jo shumë pozitive që të dhënat e vitit 2021 tregojnë për kulturën, pozitiv paraqitet fakti se numri i vizitorëve të huaj në muze kala dhe monumente të tjera, gjatë kësaj periudhe, ka pësuar rritje. Rritja më e lartë regjistrohet për vizitorët në muze me 493%, pasuar nga vizitorët në parqet arkeologjike me 487.9%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat