Shqipëria Postuar më 21 Qershor 2022, 12:56

Një shqiptar konsumon 2.5 herë më pak se një europian/ Indeksi i konsumit individual në 2021, zgjerohet hendeku me BE, jemi të fundit në kontinent

Nga SCAN TV
Një shqiptar konsumon 2.5 herë më pak se një europian/

Shqipëria ka zgjeruar më tej hendekun me Europën sa i përket një prej indikatorëve më të rëndësishëm të mirëqënies; konsumit. Të dhënat më të fundit të Agjencisë Europiane të Statistikave tregojnë se, një shqiptar mesatar konsumon sa 39% e një qytetari europian. Vitin pararendës, 2020-ën, kjo normë fiksohej në 40%. Kështu, Shqipëria vijon të jetë sërish vendi i fundit në Europë në këtë drejtim. Madje, shumë më keq se disa vende rajonale.

Të dhënat tregojnë se konsumi aktual për frymë në vendin tonë është plot 2.5 herë më i vogël se ai i një europiani mesatar, një italiani përshembull. Konsumi aktual individual është ndoshta indikatori më i saktë i mirëqënies, pasi shprehet në standardin e fuqisë blerëse, pra i standardizuar sipas nivelit të secilit vend. Krahasuar me vende si Luksemburgu, një shqiptar konsumon thuajse 3.7 herë më pak, mesatarisht. Luksemburgu është dhe vendi me konsumin më të lartë individual, 46% mbi mesataren europiane, ndërkohë që ndiqet nga Norvegjia, Zvicra, Islanda dhe Franca.

Në vend të fundit ndërkohë qëndron Shqipëria e ndjekur nga Bosnje Hercegovina dhe nga Maqedonia e Veriut. Malazezët duket të jenë ata që jetojnë më mirë në rajon, me konsumin individual sa 60% e një europiani mesatar. Pra, në terma më të thjeshtuar, në rast se një europian mesatar p.sh Italian mund të blejë 10 pako makarona me të ardhurat e tij mujore, një shqiptar mesatar, mund të blejë 4 pako, dhe një malazez, 6 të tilla. Sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, në Shqipëri është sa 32% e mesatares europiane.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat