Na duhet një orë punë për të blerë 1 litër naftë/ Shqipëria, e para në Europë, një zviceriani i duhen vetëm 4 minuta
Një shqiptar mesatar paguhet neto në muaj, 410 euro. Kjo shumë përkthehet në 2.36 euro neto në orë. Kaq vlen ora e punës së një shqiptari mesatar. Por, çfarë mund të blesh me një orë punë në Shqipëri? 1 litër naftë! Pra, duhet të punosh rreth 1 orë për të blerë vetëm 1 litër naftë në vendin tonë. Ndërkohë, me një litër naftë mesatarisht mund të përshkosh rreth 15 kilometra me makinë. “Scan Intel” i ka analizuar shifrat pikërisht nga ky këndvështrim ndryshe, dhe ka renditur të gjitha vendet e Europës bazuar në orët e punës që duhen për të blerë një litër naftë. Krahasimi është bërë sipas pagës mesatare neto në secilin vend, dhe çmimit të përditësuar të naftës në secilin vend. Kemi marrë në analizë çmimin e naftës duke qenë se 75% e automjeteve në vendin tonë punojnë me naftë, por edhe sepse, Shqipëria është ndër 10 vendet me naftën me pakicë më të shtrenjtë në glob, mes 167 vendesh.
Kështu, nga ky përpunim dhe analizim të dhënash rezulton se në vendin tonë nevojiten mesatarisht 55 minuta punë për të blerë një litër naftë. Në vend të dytë ndjek Ukraina, ku një litër naftë vlen 51 minuta punë. Në Moldavi një litër naftë vlen 50 minuta punë, dhe në Kosovë 47 minuta punë. Me pas renditja vijon me Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje Hercegovinën, Serbinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Ndërkohë, në vend të fundit, si shtetin ku duhet më pak “djersë” për të blerë një litër naftë, gjejmë Zvicrën, me vetëm 4 minuta punë. Paradoksalisht, Shqipëria e vendit të parë në këtë renditje, dhe Zvicra e vendit të fundit, kanë një çmim nafte të njëjtë. Kjo do të thotë se ndërkohë që një shqiptari i duhen 55 minuta punë për të blerë një litër naftë, me të njëjtin volum pune, një zvicerian mund të blejë plot 14 litra naftë. Në fund të tabelës gjejmë gjithashtu vende si Monaco, Luksemburgu, Danimarka, Irlanda, Austria, Norvegjia, Gjermania, etj.
Ndërkohë, Shqipëria është mes 10 vendeve me naftën më të shtrënjtë në botë sipas GlobalPetrolPrices. “Scan Intel” ka bërë një analizë të zgjeruar mbi këtë, vetëm pak ditë më parë, ku të dhënat janë kryqëzuar me Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë të secilit shtet, nga ku rezulton se Shqipëria është një rast unik në botë, e renditur krah shteteve me një PBB për frymë 14 herë më të lartë se ne mesatarisht (shiko këtu). Po krahasuar me pagën? Mesatarisht, vendeve të tjera, mes atyre me naftën më të shtrenjtë në botë, ku 9 janë shtete europiane, i duhen 7.4 minuta punë për të blerë 1 litër naftë, pra rreth 7.5 herë më pak volum pune.
Sondazh
Moody`s “skanon” ekonominë shqiptare/ “E varur nga bujqësia, turizmi, moti. Të rinjtë e arsimuar do vazhdojnë të largohen”
“Scan Intel” ka siguruar ekskluzivisht raportin periodik të agjencisë së vlerësimit të kreditit Moody`s për vendin tonë. Nuk bëhet fjalë për një veprim mbi......
Rritja e çmimeve “frenon” tregtinë e jashtme/ Eksport+Import bien me 8.3% në volum gjatë majit, por vlejnë 246 mln euro më shumë se vjet
Shifrat e tregtisë së jashtme vijojnë të jenë të fryra nga rritja e ndjeshme e çmimeve në nivel global. Kështu, të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë......
Shërbimet dhe të mirat rrisin shitjet, punën e pagat/ "Lulëzojnë" hotelet dhe agjencitë e udhëtimit, rritja deri në 108.8%
Shërbimet e kanë nisur fillimin e vitit me rritje pothuaj në të gjitha treguesit e tyre, tregojnë të dhënat më të fundit nga “Institutit i Statistikave”.......
1 në 2 persona jetojnë ngushtë/ Eurostat: Shqipëria e dyta në Europë me përqindjen më të lartë të popullsisë në familje të mbipopulluara
Shqipëria është vendi i dytë në Europë i cili regjistron përqindjen më të lartë të popullsisë që jetojnë në familje në kushte mbipopullimi. Janë 58,1% e......
Jemi mes 10 vendeve me naftën më të shtrenjtë në botë/ Rast unik, renditemi krah shteteve me PBB për frymë 14 herë më të lartë se ne
Shqipëria është një prej 10 vendeve më naftën më të shtrenjtë në botë tregojnë të dhënat e përditësuara nga `Global Petrol Prices`. Sipas renditjes, vetëm 9......
Çmimet ulin konsumin e karburantit/ Bien shitjet me 3.9% në mars, ushqimet dhe grupet e tjera në rritje
Të dhënat e “Institutit të Statistikave” sinjalizojnë rritje të shitjeve në tregtinë me pakicë përgjatë tremujorit të parë të vitit 2022. Indeksi i volumit të......
IT, profesioni që nuk njeh krizë/ Rritja më e lartë e pagave në tre vite
Nëse jeni specialist IT, programues, punonjës në media, telekomunikacion atëherë dukshëm është koha juaj. Kjo tendencë gjithnjë dhe në rritje, mbështetet dhe......
Ekonomia, “me sytë” nga turizmi/ Turistët shpenzuan 408 mln euro në tre muajt e parë, rekord absolut, 65% mbi mesataren historike
Turizmi duket se do të jetë një prej shtyllave kryesore në të cilat do të mbështet ekonomia shqiptare këtë vit, sidomos me krizën e çmimeve që ka prekur......