IT, profesioni që nuk njeh krizë/ Rritja më e lartë e pagave në tre vite

Nëse jeni specialist IT, programues, punonjës në media, telekomunikacion atëherë dukshëm është koha juaj. Kjo tendencë gjithnjë dhe në rritje, mbështetet dhe nga shifrat e publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave mbi pagën mesatare bruto në Shqipëri.
https://public.flourish.studio/visualisation/10343859/
Ndër kontributorët më të mëdhenj në sigurimet shoqërore, referuar të dhënave të grumbulluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, janë individët e punësuar në sektorin e “Informacionit dhe Komunikimit”. Surprizues ështe fakti se pergjatë tremujorëve të marra në shqyrtim nga "Scan Intel", paga mesatare bruto për kategorinë e profesionistëve në sektorin "Informacion dhe Komunikacion" ka ardhur gjithnjë në rritje. Kështu, “rroga” e një specialisti të punësuar në sektorin “Informacion dhe Komunikacion” përgjatë tremujorit të parë te vitit 2019, ishte 76,037 lekë.
https://public.flourish.studio/visualisation/10344044/
Nëse do ta krahasojme me të njejtin tremujor të vitit 2022, paga mesatare bruto për një specialist në fushën e Informacionit dhe Komunikacionit është 101,564 lekë. Në një periudhë tre-vjecare, shohim një rritje me 25,527 lekë të pagës mesatare bruto për profesionistët sa më sipër. Duket se prej tremujorit të dytë të vitit 2021, pagat e sektorit “Informacion dhe telekomunikacion” kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me tremujorin pararendës, rritja e pagës bruto për këtë grup-aktivitetesh fiksohet në rreth 10 mijë lekë, një shifër e konsiderueshme duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për vetëm tre muaj. Kjo rritje është padiskutim më e larta mes të gjitha grup-aktiviteteve të tjera.
https://public.flourish.studio/visualisation/10344570/
Sipas nomenklaturës së aktiviteteve ekonomike (INSTAT) në grupin e “Teknologjisë dhe informacionit” përfshihen: Aktivitete të konsulencës dhe programimit, aktivitete të lidhura me informatikën, transmetimit në radio dhe televizion, telekomunikacioni satelitor, aktivitete të publikimit të librave, revistave, gazetave, regjistrimit te videove, fotografive. Sipas shifrave më të fundit të Institutit të Statistikave, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, në sektorin “Informacioni dhe Komunikacioni” është 71% më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar dhe me këtë ritëm duket se shumë shpejt do të rrëzojë nga "podiumi" grup-profesionin më të paguar në vend.
Sondazh

Ekonomia, “me sytë” nga turizmi/ Turistët shpenzuan 408 mln euro në tre muajt e parë, rekord absolut, 65% mbi mesataren historike
Turizmi duket se do të jetë një prej shtyllave kryesore në të cilat do të mbështet ekonomia shqiptare këtë vit, sidomos me krizën e çmimeve që ka prekur......

Ujërat e zeza, Shqipëria në fund të Europës/ Eurostat: Vetëm 1 në 3 familje, akses në përpunimin e ujërave, ndër 4 vendet më të dobëta në kontinent
“Agjencia Europiane e Statistikave” në raport monitorimin mbi progresin e vendeve drejt zhvillmit të qëndrueshëm, paraqet një sërë treguesish statistikorë, ku......

Borxhi i jashtëm arrin në 9.8 mld euro/ Niveli më i lartë historik. €3508 për frymë, 4.3 herë më i lartë se viti 2008
Borxhi i Jashtëm Bruto i Shqipërisë ka prekur një rekord të ri gjatë tremujorit të parë të këtij viti, dhe tashmë fiksohet pranë nivelit të 9.8 miliardë......

Kriza prek edhe pagesën e kredive/ Norma e huave me probleme rritet për herë të parë pas 14 muajsh në rënie
Për herë të parë pas 14 muajsh me radhë në rënie graduale, treguesi i kredive me probleme është regjistruar në rritje gjatë prillit të këtij viti. Kështu, të......

Çmimet e prodhimit dhe importit rriten ndjeshëm/ Me 17% dhe 10.7% në T1 2022, rriten edhe kostot e ndërtimit si pasojë e shpenzimeve për energji
Të dhënat e "Institutit të Statistikave" tregojnë për një rritje të indeksit të çmimeve të prodhimit, të çmimeve të importit si dhe rritje të indeksit të......

100 futbollistët më të kushtueshëm vlejnë sa gjysma e ekonomisë shqiptare/ Renditja atipike, përfaqësojnë 53% të prodhimit ekonomik vjetor, krahasimi me vendet e tjera
Observatori i Futbollit (CISE) ka rifreskuar shifrat e vlerave te 100 futbollistëve më të kushtueshëm të globit. Të 100 futbollistët në total kanë një vlerë......

Ndërtimi, rekord kreditimi gjatë prillit/ 5.5 mld lekë hua të re për sektorin, që zë 35% të totalit të huave për biznese
Muaji Prill ka shënuar rekord historik në vlerën totale të huave të reja të dhëna nga bankat për financim në nivel koorporatash jofinanciare, veçanërisht për......

“Ka një pako për ty”, industria me vlerë 2 mld lekë/ Fitime neto që variojnë nga 4%-6%
“Scan Intel” vijon analizën në bllok të tregjeve të caktuara, këtë herë me sektorin e shërbimeve postare dhe delivery. Ky cikël ka nisur fillimisht me......