“Ka një pako për ty”, industria me vlerë 2 mld lekë/ Fitime neto që variojnë nga 4%-6%

“Scan Intel” vijon analizën në bllok të tregjeve të caktuara, këtë herë me sektorin e shërbimeve postare dhe delivery. Ky cikël ka nisur fillimisht me laboratorët mjekësore private, spitalet, vijoi me atë të supermarketeve, ujit të pijshëm, industrinë e librit, automjeteve, sallamerisë dhe bulmetit etj. Për t’u rikthyer te biznesi i shërbimeve postare private, kemi marrë në analizë disa prej kompanive më të mëdha në vend që operojnë në këtë sektor, sa i përket të ardhurave.
Në analizë përfshihen 12 kompani, të ardhurat e të cilave të marra së bashku përafërsisht arrijnë në vlerën e 2,1 mld lekëve, ose rreth 17,8 milionë euro. Në këtë shifër mungon “Sky Net” dhe "Albanian Parcel Distribution", bilancet e të cilave nuk janë përfshirë për periudhën e plotë 4-vjecare, por pjesërisht. Nga analiza e pasqyrave financiare për vitin 2020, rezulton se “DHL” është kompania me nivelin më të lartë të të ardhurave. Rreth 721 milion lekë rezulton të jetë xhiro vjetore për këtë subjekt gjatë 2020-ës, duke e pozicionuar në vend të parë, ndër 12 të tilla që janë marrë në studim. “Ulysses” është në vend të dytë, të ardhurat e të cilës për vitin 2020 llogariten në 426 milion lekë, duke e renditur atë të dytën në listën e 12 kompanive të specializuara në shërbimet postare me të ardhurat më të larta vjetore.
“IMLS”, “Albanian Delivery Express”, “United Transport”, “Albanian Courier”, “T.N.T” janë pesë kompanitë e tjera që plotësojnë shtatë vendet e para, përkatësisht 264 mln lekë të ardhura për “IMLS”, 199 mln lekë të ardhura për “Albanian Delivery Express”, 196 mln lekë për “Uni Trans”, 106 mln lekë për “Albanian Courier” dhe 103 mln lekë për “T.N.T”.
Sa i përket fitimit neto, është “ULYSSES” kompania që mban vendin e parë. Rreth 46 mln lekë llogaritet fitimi neto për këtë kompani në 2020-ën. “IMLS” dhe “DHL” renditet në vend të dytë, me 31 mln lekë dhe 30 mln lekë dhe “Albanian Delivery Express” me 12 mln. Në total, kompanitë e marra në analizë kanë raportuar gjatë 2020-ës rreth 109 milionë lekë fitime neto, ose 913 mijë euro. Ndërkohë fitimi mesatar neto i të 12-të kompanive rezulton në 9,1 milionë lekë për vitin 2020.
Në rastin e të ardhurave të industrisë, rritja tenton të jetë e dukshme për katër vjecarin e marrë në shqyrtim, ndërkohë që jo të njëjtën gjë mund të themi për fitimet e tyre, jo shumë të qëndrueshme. Ndërkohë që për katër kompanitë në krye të listës duket se ka pasur një rritje të fitimeve dhe të ardhurave, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për subjektet me përmasa më të vogla të cilët kanë pësuar renie të fitimit neto, madje kanë rezultuar dhe me humbje, kryesisht përgjatë vitit 2019-2020.
Sa i përket përqindjes marxhinale të fitimit, analiza e bilanceve të këtyre kompanive tregon se mesatarisht për të katër vitet e marra në analizë, kjo normë ngjitet nga 4%-6%, referuar periudhës 2017-2020.
Nëse do t`i referohemi industrisë së sherbimeve postare dhe delivery në total, për vitin 2020 të ardhurat gjithëpërfshirëse për 12 kompanitë e marra në shqyrtim, kapin vlerat e 2,1 mld lekëve, 1,6 mld lekë për vitin 2019, 1,5 mld lekë për vitin 2018 dhe 1,4 mld lekë për vitin 2017, çka sinjalizon se është një industri stabël nga viti në vit. Bazuar sërish mbi të dhënat e deklaruara në pasqyrat financiare të këtyre subjekteve pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, për periudhën 2017-2020, e ardhura neto e industrisë arrin vlerat 109 mln lekë, 84 mln lekë, 88 mln lekë dhe 60 mln lekë respektivisht për vitet 2020, 2019, 2018, 2017.
Nese do të bejmë një raport të fitimit neto ndaj të ardhurave gjithëpërfshirëse, rezulton se përqindja marxhinale e fitimit të industrisë është 5% për vitin 2020, ndjekur nga 5% për vitin 2019, 6% për vitin 2018, 4% për vitin 2017.
Këto të dhëna i atribuohen shifrave të grumbulluara nga QKB për 12 prej kompanive më të mëdha të kësaj industrie të marra në analizë nga “Scan Intel”.
https://public.flourish.studio/visualisation/10202952/
https://public.flourish.studio/visualisation/10203141/
Sondazh

Gati gjysma e popullsisë, në rrezik varfërie/ Eurostat: Shqipëria, e para në Europë, me një normë në 46.2%
Thuajse gjysma e popullsisë në vendin tonë është në rrezik varfërie apo përjashtimi social, thuhet në një publikim të fundit të Eurostat mbi objektivat e......

1 në 5 shqiptarë punon mbi 10 orë në ditë/ 237 mijë individë vlerësohet se punojnë më shumë se 49 orë në javë
Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me tregun e punës tregojnë se gati 1 në 5 shqiptarë të punësuar, me ose pa pagë, punojnë mbi 49......

Tirana sot vlen sa Shqipëria e 2006-ës/ Prodhon 7.2 mld euro në vit, ose 20 milionë euro në një ditë
Bazuar në të dhënat më të fundit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Prodhimi i Brendshëm Bruto i vendit këtë vit vlerësohet në rreth 2.01 trilionë lekë,......

Kryeqytetasit, biznes me shtëpitë e tyre/ Çmimet e qirave ditore, 167% më të shtrenjta ditën e finales, në pak ditë, 3-fishohen apartamentet në dispozicion
Finalja e “Conference League” mes Romës dhe Feynoord që do të luhet këtë të mërkurë në Tiranë është padiskutim një eveniment i rrallë për vendin tonë. Çmimet e......

Biznesi i bulmetit/ Analiza e tregut, rreth 35 mln euro xhiro, fitime të ulta, 2 kompani kontrollojnë 65%
“Scan Intel” vijon analizën në bllok të tregjeve të caktuara, këtë herë me industrinë e përpunimit të qumështit. Ky cikël ka nisur fillimisht me laboratorët......

Si ka ndryshuar harta e importeve? Kosova, Izraeli, Polonia i zenë vendin Holandës, Francës, Maqedonisë së Veriut
Kriza e çmimeve por edhe rikonfigurimi i hartës gjeopolitike të globit kanë ndryshuar edhe “tortën” e importeve të Shqipërisë sipas shteteve. Të dhënat më të......

Çmimet “fryjnë” tregtinë e jashtme me gati 1 mld euro/ Në 4 muajt e parë, 930 mln euro më shumë shkëmbime tregtare, defiçiti prek rekord
Rritja e çmimeve në nivel global vijon të “fryjë” shifrat e tregtisë së jashtme. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave për muajin prill të këtij viti......

Në Shqipëri martesa mbetet e “shenjtë”/ Divorcet, nën mesataren europiane, raporti shkurorëzim/kurorëzim, ndër më të ultit në Europë
Të dhënat më të fundit të disponueshme nga Eurostat për martesat tregojnë se Shqipëria mban vendin e dytë më të lartë të martesave për vitin 2020 në Europë me......