Kryeqytetasit, biznes me shtëpitë e tyre/ Çmimet e qirave ditore, 167% më të shtrenjta ditën e finales, në pak ditë, 3-fishohen apartamentet në dispozicion

Finalja e “Conference League” mes Romës dhe Feynoord që do të luhet këtë të mërkurë në Tiranë është padiskutim një eveniment i rrallë për vendin tonë. Çmimet e “çmendura” të biletave në tregun e zi dhe mangësitë në kapacitetet akomoduese, sidomos në kryeqytet, kanë bërë që shumë qytetarë të mendojnë ta shfrytëzojnë për biznes këtë eveniment. “Scan Intel” ka ndjekur ecurinë e listimeve të apartamenteve, shtëpive dhe dhomave të hoteleve në dy prej platformave kryesore globale të akomodimit, “Airbnb” dhe “Booking” gjatë dy javëve të fundit. Kështu, një ditë përpara finales së Tiranës, çmimi mesatar i apartamenteve të listuara në kryeqytet në platformën “Airbnb” fiksohet në 388 euro. Çmimet luhaten ndjeshëm, edhe brenda të njëjtave zonave në kryeqytet. Ndërkohë, nëse do të shohim çmimet mesatare të apartamenteve të listuara po në këtë platformë, vetëm pak ditë pas ndeshjes, më 1 qershor, për dy persona, mesatarja në Tiranë fiksohet në 145 euro. Po të shkojmë edhe më tej, në datën 1 korrik, mesatarja e çmimeve të apartamenteve me qira ditore në Tiranë, fiksohet pranë 140 eurove. Pra, çmimi mesatar i apartamenteve në Tiranë, ditën e finales rezulton rreth 3 herë më i lartë se në ditët pas ndeshjes, më saktësisht 167% më të larta.
Nëse këtë hulumtim do ta zgjeronim, do të vinim re se, në qytetet përreth kryeqytetit, qytetarët janë “infektuar” shumë pak, ose aspak nga ideja për të bërë biznes me finalen. Në Durrës, mesatarja ditore e çmimeve për një apartament ditën e finales fiksohet në 57 euro, dhe po aq disa ditë pas saj, në datën 1 qershor. Në Elbasan ndërkohë shihet se ekziston fryma e biznesit në këtë drejtim, pasi mesatarja e çmimeve në datën 25 maj fiksohet në 59 euro, ndërkohë që më 1 qeshor, kjo shifër zbret pranë 31 euro. Pra kemi të bëjmë me një dyfishim.
Nga ana tjetër, në kryqytet është vënë re gjatë dy javëve të fundit një rritje e ndjeshme e listimeve të apartamenteve, nga dita në ditë. Kështu, në platformën “Airbnb”, më datë 12 maj listoheshin vetëm 220 apartamente ose shtëpi. Një ditë përpara finales, kjo shifër fiksohet në 665. E njëjta tendencë është vënë re në platformën “Booking”, ku më 12 maj listoheshin 174 apartamente ose dhoma hotelesh, ndërsa një ditë para finales listoheshin 524 të tilla. Rritja është progresive nga dita në ditë në të dyja platformat. Për ngjarje të tilla, kur ka kërkesë mjaft të lartë në një zonë të caktuar si pasojë e një evenimenti, kombinuar me ofertën e ulët, logjikisht, apartamentet apo dhomat e hoteleve të listuara duhet të pakësoheshin nga dita në ditë, si pasojë e rezervimeve. Por, krejt e kundërta ka ndodhur, dhe duket se kryeqytetasit janë “infektuar” nga ideja e të bërit biznes me shtëpinë e tyre, duke nxituar t`i lirojnë ato për tifozët. Por, nga ana tjetër, duke pasur parasysh pikërisht ofertën e ulët në tregun e akomdimeve në Tiranë, ky eveniment mund të shërbejë si një model i ri biznesi për qytetarët e Tiranës.
Të dhënat e mbledhura gjatë dy javëve të fundit nga dy platformat kryesore, “Airbnb” dhe “Booking” i referohen një tipologjie për dy persona dhe një dhome.
Sondazh

Biznesi i bulmetit/ Analiza e tregut, rreth 35 mln euro xhiro, fitime të ulta, 2 kompani kontrollojnë 65%
“Scan Intel” vijon analizën në bllok të tregjeve të caktuara, këtë herë me industrinë e përpunimit të qumështit. Ky cikël ka nisur fillimisht me laboratorët......

Si ka ndryshuar harta e importeve? Kosova, Izraeli, Polonia i zenë vendin Holandës, Francës, Maqedonisë së Veriut
Kriza e çmimeve por edhe rikonfigurimi i hartës gjeopolitike të globit kanë ndryshuar edhe “tortën” e importeve të Shqipërisë sipas shteteve. Të dhënat më të......

Çmimet “fryjnë” tregtinë e jashtme me gati 1 mld euro/ Në 4 muajt e parë, 930 mln euro më shumë shkëmbime tregtare, defiçiti prek rekord
Rritja e çmimeve në nivel global vijon të “fryjë” shifrat e tregtisë së jashtme. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave për muajin prill të këtij viti......

Në Shqipëri martesa mbetet e “shenjtë”/ Divorcet, nën mesataren europiane, raporti shkurorëzim/kurorëzim, ndër më të ultit në Europë
Të dhënat më të fundit të disponueshme nga Eurostat për martesat tregojnë se Shqipëria mban vendin e dytë më të lartë të martesave për vitin 2020 në Europë me......

Komisioni Europian “zhvlerëson” Shqipërinë/ Rritja ekonomike këtë vit, vetëm 2.7%. Energjia mban nën “presion” projeksionet
Komisioni Europian është institucioni i radhës që ka shkurtuar projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit, si pasojë e efekteve që ka shkaktuar......

6 në 10 familje nuk kursejnë dot/ Vetëm 38% munden, me kursimet që shkojnë për pleqërinë dhe edukimin e fëmijëve
Thuajse 6 në 10 familje shqiptare nuk mund të kursejnë, tregojnë të dhënat më të fundit nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë, por që i referohet periudhës......

"Tkurren" diplomat e "shkencave ekzakte"/ Me rënie paraqiten edhe artet, "bum" diplomimesh në bujqësi dhe shëndetësi
Të dhënat e Institutit të Statistikave mbi statistikat e diplomimeve, tregojnë për një rënie të numrit të të diplomuarve gjatë vitit shkollor 2020-21. Gjatë......

“Sallameria”, një industri 100 mln euro/ Analiza dhe renditja e 20 kompanive, 7.6 mln euro fitime në total
“Scan Intelligence Unit” ka nisur një cikël analizash mbi tregje të caktuara në vend, për të kuptuar se çfarë peshe kanë në treg industri të caktuara, sa të......