Si ka ndryshuar harta e importeve? Kosova, Izraeli, Polonia i zenë vendin Holandës, Francës, Maqedonisë së Veriut

Kriza e çmimeve por edhe rikonfigurimi i hartës gjeopolitike të globit kanë ndryshuar edhe “tortën” e importeve të Shqipërisë sipas shteteve. Të dhënat më të fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave në lidhje me shkëmbimet tregtare gjatë muajit prill të këtij viti, sa i përket importeve sinjalizojnë se dy vendet e para në krye të importeve janë të pandryshuara. Italia vijon të mbajë vendin e parë, me 23.5% të totalit të importeve në vendin tonë. Krahasuar me prillin e një viti më parë, kur fiksohej në rreth 25%, kjo peshë ka pësuar një rënie mjaft të lehtë. Në vend të dytë konfirmohet Turqia, me 15.4% të totalit, nga rreth 10.8% që peshonte ky shtet në importet e vendit, një vit më parë.
Në vend të tretë ndërkohë, ka një ndryshim, pasi është ngjitur Greqia, duke i “rrëmbyer” kështu këtë pozicion, Kinës. Greqia përfaqëson kështu rreth 8.2% të importeve në vendin tonë. Kina ka zbritur në vend të 4-tët, me 6.9% të totalit të importeve në vlerë, nga rreth 9.6% që ishte kjo peshë një vit më parë. Gjermania ka humbur gjithashtu një pozicion, dhe tashmë përfaqëson 6.1% të importeve, nga mbi 7% të një viti më parë. Serbia vijon të mbajë vendin e 6-të në klasifikim, ashtu si një vit më parë, por ka rritur peshën e saj në “tortën” e importeve në vendin tonë, duke u ngjitur nga 3.2%, në 4.1%, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Instituti i Statistikave, të analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel”. Në vend të 7-të është ngjitur Arabia Saudite, nga pozicioni i 11-të që mbante në prillin e një viti më parë, duke e rritur peshën e saj në mbi 2%. Së fundmi, Arabia Saudite është kthyer në një prej vendeve kryesore importuese të naftës në vendin tonë. Në vend të tetë ndërkohë është ngjitur Polonia, shtet i cili pavarësisht se nuk ka ndryshime shumë të theksuara në peshë, këtë vit, për muajin prill është futur në listën e 10 vendeve më të mëdha importuese në shqipëri.
Sa i përket vendit të 9-të në klasifikim, shohim një prej suprizave më të mëdha; Izraelin, i cili një vit më parë renditej në pozicionin e 52-të. Edhe në këtë rast, bëhet fjalë në pjesën dërrmuese për produkte hidrokarbure. Izraeli përfaqëson tanimë 1.7% të importeve të vendit tonë, nga vetëm 0.2% që ishte kjo peshë një vit më parë.
Por, lajmi më i mirë duket se vjen pikërisht nga shteti që mbyll klasifikimin e 10 vendeve kryesore nga të cilat Shqipëria ka importuar mallra gjatë prillit; Kosova. Pesha e Kosovës në importet drejt Shqipërisë fiksohet në 1.6%. Në prillin e vitit të kaluar, Kosova renditej e 15-ta. Kështu, shifrat tregojnë se, Polonia, Izraeli dhe Kosova i kanë zënë vendin Francës, Holandës dhe Maqedonisë së Veriut në listën e 10 partnerëve më të mëdhenj të Shqipërisë në import, në harkun e një viti. Franca ka zbritur në vendin e 16-të, Holanda në të 26-tin, ndërsa Maqedonia e Veriut në të 14-tin.
Nga ana tjetër, shifrat sinjalizojnë se, pesha e vendeve të tjera është tkurrur, çka tregon një diversifikim më të ulët të importeve sipas shteteve, në prillin e këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sondazh

Çmimet “fryjnë” tregtinë e jashtme me gati 1 mld euro/ Në 4 muajt e parë, 930 mln euro më shumë shkëmbime tregtare, defiçiti prek rekord
Rritja e çmimeve në nivel global vijon të “fryjë” shifrat e tregtisë së jashtme. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave për muajin prill të këtij viti......

Në Shqipëri martesa mbetet e “shenjtë”/ Divorcet, nën mesataren europiane, raporti shkurorëzim/kurorëzim, ndër më të ultit në Europë
Të dhënat më të fundit të disponueshme nga Eurostat për martesat tregojnë se Shqipëria mban vendin e dytë më të lartë të martesave për vitin 2020 në Europë me......

Komisioni Europian “zhvlerëson” Shqipërinë/ Rritja ekonomike këtë vit, vetëm 2.7%. Energjia mban nën “presion” projeksionet
Komisioni Europian është institucioni i radhës që ka shkurtuar projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit, si pasojë e efekteve që ka shkaktuar......

6 në 10 familje nuk kursejnë dot/ Vetëm 38% munden, me kursimet që shkojnë për pleqërinë dhe edukimin e fëmijëve
Thuajse 6 në 10 familje shqiptare nuk mund të kursejnë, tregojnë të dhënat më të fundit nga një vrojtim i Bankës së Shqipërisë, por që i referohet periudhës......

"Tkurren" diplomat e "shkencave ekzakte"/ Me rënie paraqiten edhe artet, "bum" diplomimesh në bujqësi dhe shëndetësi
Të dhënat e Institutit të Statistikave mbi statistikat e diplomimeve, tregojnë për një rënie të numrit të të diplomuarve gjatë vitit shkollor 2020-21. Gjatë......

“Sallameria”, një industri 100 mln euro/ Analiza dhe renditja e 20 kompanive, 7.6 mln euro fitime në total
“Scan Intelligence Unit” ka nisur një cikël analizash mbi tregje të caktuara në vend, për të kuptuar se çfarë peshe kanë në treg industri të caktuara, sa të......

Fillimviti më i vështirë prej 1998-ës/ Rritja e çmimeve në 4 muajt e parë, më e larta në 24 vite. Transporti zëvendëson ushqimet
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar vlerat historike të indeksit të çmimeve të konsumit sipas publikimeve zyrtare të INSTAT për periudhën Prill 1996-Prill......

Kreditë me probleme, tjetër rënie në mars/ Pranë 5.24%, muaji i 14-të me radhë me ulje
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë një rënie të mëtejshme të nivelit të kredive me probleme gjatë marsit të këtij viti, pranë 5.24%, nga......