Çmimi Nobel për shkencat ekonomike - Tre ekonomistë shpallen fitues për “shpjegimin e rritjes falë inovacionit”
Tre ekonomistë kanë fituar Çmimin Nobel në Shkencat Ekonomike, për “shpjegimin e rritjes ekonomike të nxitur nga inovacioni”, sipas komitetit vlerësues. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur të ndajë çmimin për Joel Mokyr, Philippe Aghion dhe Peter Howitt.
Gjysma e çmimit iu dha Joel Mokyr nga Universiteti Northwestern, SHBA, “për identifikimin e parakushteve për rritje të qëndrueshme përmes avancimit teknologjik”, sipas komitetit.
Ndërsa gjysma tjetër do të ndahet mes Philippe Aghion, nga Collège de France dhe Peter Howitt, Universiteti Brown, SHBA, “për teorinë e rritjes së qëndrueshme përmes shkatërrimit krijues.”
Në vitin 1968, banka qendrore e Suedisë e krijoi këtë vlerësim në kujtim të biznesmenit dhe kimistit suedez të shekullit të 19-të, Alfred Nobel, që shpiku dinamitin dhe themeloi pesë çmimet kryesore.
Që atëherë, titulli në shkencat ekonomike është ndarë 56 herë për gjithsej 96 laureatë. Vetëm tre nga fituesit kanë qenë gra.
Për tradicionalistët e Nobel-it, vlerësimi në ekonomi teknikisht nuk është një Çmim Nobel, por gjithmonë jepet së bashku me titujt e tjerë në Ceremoninë e Nderimit më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobel në vitin 1896.
Fituesit Nobel për mjekësi, fizikë, kimi, letërsi dhe paqe u shpallën javën e kaluar.

"Koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani!" - Ursula Von Der Leyen në Forumin e Investimeve në Tiranë
Në Forumin e Investimeve, Ursula Von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian u shpreh se koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është......

Projektet e reja të BE në BP: Fabrika të inteligjencës artificiale, energji e pastër, zhvillim i baterive për sektorin automativ
Fabrika të inteligjencës artificiale, prodhim më i madh i energjisë së pastër dhe zhvillim i zinxhirëve industrialë të furnizimit, janë disa nga projektet ku......

"Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, Fronti i Ri i Investimeve të BE" - Rama: Kapitulli i ri i Bashkimit Evropian nuk do të nënshkruhet vetëm në Bruksel
Në Tiranë po mbahet Forumi i Parë i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, një forum i cili synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik të 6 vendeve të Ballkanit......

Shqipëria, më afër BE-së - Presidentja e KE, Von der Leyen: Jam e impresionuar nga reformat
Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në rrugën e saj drejt Bashkimin Europian. Presidentja KE-së, Ursula Von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët për......

Shqipëria ndër vendet më të mira në botë për të jetuar nëse je grua/ E dyta më e sigurt në rajon, sipas raportit të CEOWORLD 2025
CEOWORLD ka publikuar së fundmi renditjen e saj vjetore të vendeve më të mira për femrat, bazuar në një anketë të kryer me gati 280,000 gra nga e gjithë......

“LVV, forca kryesore edhe në nivel lokal” - Albin Kurti: I përvishemi punës për përballjen e dytë, atë të balotazhit
Në një dalje për mediat nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje, kreu I kësaj partie politike, njëkohësisht kryeministër në detyrë, Albin Kurti, u shpreh se......

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë në kuadër të Forumit të parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”......

Kush po paguan për tarifat e Trump? - Kompanitë dhe konsumatorët amerikanë po mbajnë “barrën” kryesore
Kompanitë dhe konsumatorët amerikanë po bartin barrën kryesore të tarifave të reja të importit. Të dhënat e para kundërshtojnë deklaratat e presidentit......