8 marrëveshjet midis BE, Ballkanit Perëndimor në Forumin e Investimeve
Janë nënshkruar 8 marrëveshje midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian gjatë Forumit të Investimeve që po mbahet në Tiranë.
Së pari, është nënshkruar një marrëveshje midis 2 palëve dhe grupit 4iG, një kompani e madhe hungareze e telekomunikacionit dhe IT-së që operon në disa vende të Ballkanit Perëndimor.
Ky projekt ka të bëjë me ndërtimin e një "autostrade digjitale", një rrjet me fibra optike me shpejtësi të lartë që do të lidhë të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor direkt me infrastrukturën e internetit të Bashkimit Evropian.
E thënë ndryshe, do të vendosen disa kabllo të dhënash" të fuqishme nëntokësore që mbajnë lidhje interneti, telefoni dhe cloud midis Ballkanit dhe pjesës tjetër të Evropës. Kjo do e bëjë internetin më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm në të gjithë rajonin.
2. Ndërtimi i një Qendre të Inteligjencës Artificiale dhe Qendrës së të Dhënave në Kosovë.
3. Swiss Rockets AG është një kompani zvicerane e specializuar në bioteknologji dhe zhvillim të ilaçeve inovative, veçanërisht për trajtimin e sëmundjeve të rënda si kanceri. Ajo do të krijojë një qendër kërkimi dhe zhvillimi (R&D) për bioteknologji dhe inovacion shëndetësor — pra, një laborator modern ku do të zhvillohen ilaçe dhe trajtime të reja, bëhen studime shkencore dhe testime laboratorike.
4. Projekte të Energjisë së Rinovueshme (Shqipëria dhe Mali i Zi)
Park eolik në Shqipëri dhe Park fotovoltaik me ruajtje të energjisë në bateri në Mal të Zi. Nga kjo synohet rritja prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe kapacitetin e ruajtjes. Kjo do të ndihmojë të dy vendet të kalojnë drejt energjisë së pastër.ë dhe zvogëlon varësinë nga lëndët djegëse fosile të importuara dhe mbështet objektivat klimatike të BE-së.
5. Fabrika Mega e Baterive LFP në Serbi
ElevenEs, një kompani serbe e mbështetur nga EIT InnoEnergy (një nismë e Bashkimit Evropian që financon teknologji të gjelbra).
Në Serbi do të ndërtohet një fabrikë gjigante për prodhimin e baterive të tipit LFP (Lithium Iron Phosphate).
Këto janë bateri që përdoren në makina elektrik, në pajisje që ruajnë energjinë e paneleve diellore apo turbinave me erë, në magazinimin e energjisë për rrjetin elektrike. Kjo do e ndihmojë BE-në të ketë prodhim të baterive brenda Europës, në vend që t’i importojë nga Kina, forcon zinxhirin europian të furnizimit për industrinë e makinave elektrike, si dhe përmirëson pavarësinë teknologjike të Europës.
6. Projekt i Shndërrimit të Mbeturinave në Karburant me një kompani të huaj në Shqipëri.
Dy marrëveshjet e tjera janë me bankën gjermane të zhvillimit, Kfw, dhe Green for Growth Fund.

Çmimi Nobel për shkencat ekonomike - Tre ekonomistë shpallen fitues për “shpjegimin e rritjes falë inovacionit”
Tre ekonomistë kanë fituar Çmimin Nobel në Shkencat Ekonomike, për “shpjegimin e rritjes ekonomike të nxitur nga inovacioni”, sipas komitetit vlerësues.......

"Koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani!" - Ursula Von Der Leyen në Forumin e Investimeve në Tiranë
Në Forumin e Investimeve, Ursula Von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian u shpreh se koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është......

Projektet e reja të BE në BP: Fabrika të inteligjencës artificiale, energji e pastër, zhvillim i baterive për sektorin automativ
Fabrika të inteligjencës artificiale, prodhim më i madh i energjisë së pastër dhe zhvillim i zinxhirëve industrialë të furnizimit, janë disa nga projektet ku......

"Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, Fronti i Ri i Investimeve të BE" - Rama: Kapitulli i ri i Bashkimit Evropian nuk do të nënshkruhet vetëm në Bruksel
Në Tiranë po mbahet Forumi i Parë i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, një forum i cili synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik të 6 vendeve të Ballkanit......

Shqipëria, më afër BE-së - Presidentja e KE, Von der Leyen: Jam e impresionuar nga reformat
Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në rrugën e saj drejt Bashkimin Europian. Presidentja KE-së, Ursula Von der Leyen gjatë konferencës së përbashkët për......

Shqipëria ndër vendet më të mira në botë për të jetuar nëse je grua/ E dyta më e sigurt në rajon, sipas raportit të CEOWORLD 2025
CEOWORLD ka publikuar së fundmi renditjen e saj vjetore të vendeve më të mira për femrat, bazuar në një anketë të kryer me gati 280,000 gra nga e gjithë......

“LVV, forca kryesore edhe në nivel lokal” - Albin Kurti: I përvishemi punës për përballjen e dytë, atë të balotazhit
Në një dalje për mediat nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje, kreu I kësaj partie politike, njëkohësisht kryeministër në detyrë, Albin Kurti, u shpreh se......

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë në kuadër të Forumit të parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”......